• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duhet të jepte dorëheqjen”/ Bejko: Gaz Bardhi ka marrë vulën dhe ka ikur në drejtim të paditur

by Java News
25/07/2023 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kandidati i Partisë Demokratike në Tiranë, njëherësh edhe anëtar i kryesisë së kësaj partie, Roland Bejko shprehet se kryesia ka vendosur të prodhojë vulën dhe t’ia japë atë sekretarit ligjor Indrit Sefa për shkak se vulën që ishte e ka marrë sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

“Personi përgjegjës që është sekretari i Përgjithshëm, e përdor vulën sa herë që ka nevojë partia. Atij ia ka lënë kryetari i partisë. Ka sekretariat kur lihet vula. Në kushtet ku është PD-ja sot që është pa kryetar dhe kryetari i komanduar ka dhënë dorëheqjen, detyrat i ushtron kryesia e partisë. Kjo e fundit po ushtron kompetencat që i ka dhënë statuti, nuk ka marrë kompetenca të tjera. Partia pret vulën, vulën e ka marrë Gaz Bardhi dhe ka ikur në drejtim të paditur”, tha Bejko.

Sipas tij “sekretari i përgjithshëm nuk ka kompetencë të mbledhë këshillin kombëtar. Kur partia mbetet pa kryetar, mandatohet një nga nënkryetarët nga këshilli kombëtar. Bardhi duhet të jetë konsistent me qëndrimet e tij. Për një vit e gjysmë nuk ushtroi detyrat e tij si sekretar i përgjithshëm, nuk e mblodhën njëherë kryesinë. Ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Nuk u kujdes për përbërjen e listës së anëtarësisë. Unë kam folur në çdo studio për një vit e gjysmë. U kam kërkuar Bardhit, Alibeajt dhe Flamur Hoxhës të zbardhin vendimet e kolegjit të kryetarëve, u kam kërkuar të mbledhin kryesinë dhe nuk e bënë. Pse nuk e bënë? Kanë dashur që PD të shkërmoqej, ta linin në rënie të lirë”.

Anëtari i kryesisë së PD-së, Roland Bejko iu përgjigj edhe deputetit Dashnor Sula sipas të cilit zgjedhjet e 29 korrikut ku pritet të votohet Basha, do ta përçajë PD-në.

“Dashnor Sula është një nga faktorët e përçarjes së partisë. Në zgjedhjet lokale shkoi dhe punoi për kandidatët e partive të tjera. Ai ishte pengesë për nxjerrjen e 61 emrave. Statuti thotë që ku dikush mban qëndrime që dëmton interesat e partisë në fushatë, mbaron së qenuri anëtar partie. Ata dolën më sulmuan edhe mua në Tiranë. Pse?

Sepse Bardhi, Tabaku dhe të gjithë thanë që të mos vendosim kandidatë dhe tia lëmë topin në derë Berishës që ti kërkonim llogari atij në fund. Berisha nuk i fitoi zgjedhjet dhe këta nuk i kërkuan llogari që nuk fitoi”, tha më tej Bejko./m.j

 

 

Next Post
Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ “FBI-shqiptare” nis hetimet, dosja pritet t’i kalojë…!

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ “FBI-shqiptare” nis hetimet, dosja pritet t’i kalojë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Haxhiu nis vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet me ceremoni nga homologu i saj

Haxhiu nis vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet me ceremoni nga homologu i saj

October 27, 2026
Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

October 27, 2026
EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit! (FOTO)

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit! (FOTO)

October 27, 2026
Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

October 27, 2026
Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

October 27, 2026
Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

October 27, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

October 27, 2026
Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

October 27, 2026
Hetimi i tregut të fruta-perimeve/ Gjashtë kompani ndanë 150 milionë euro, “fiksuan çmimet”

Zbulohet “Paketa fiskale 2027”: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet, rritet për mallrat e tjera dhe turizmin!

October 27, 2026
Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In