• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duhet të jemi të lumtur çdo ditë”/ Historia e sulmuesit të njohur, nga akuzat për magji deri tek vetëvrasja

by Java News
21/08/2019 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka shëtitur botën, është 35 vjeç, por nuk ka në plan ta lërë futbollin.

“Kam menduar vetëvrasjen dhe historia ime mund t’u mësojë diçka njerëzve. Duhet të jemi të lumtur çdo ditë”.

Këto janë fjalët e Emanuel Adebajor, sulmuesit togolez që ka luajtur për Metz, Monako, Arsenal, Mançester Siti, Real Madrid, Totenhem, Kristal Palas dhe Bashakshehir.

Tani ka shkuar në Iran, ku ka firmosur një kontratë dyvjeçare me Traktor.

Iu bind trajnerit Mustafa Denizli, e cili e deshi me çdo kusht për të zëvendësuar irlandezin Antoni Stok.

Objektivi është që për herë të parë në histori Traktor të fitojë titullin kampion në Iran.

Jeta e Emanuel Adebajor është e mbushur me episode interesante dhe të çuditshme.

Ai është vërtet një personazh kontrovers.

Në 2014-ën denoncoi praktikat e magjive të zeza që nëna bënte kundër tij.

Magji, që sipas tij, kishin ndikim direkt në paraqitjet në fushë në atë periudhë.

“Nuk jam prift, por futbollist, kështu që nuk mund të them që është një shtrigë, por si mund të kem kontakt me të, kur ajo u thotë të gjithëve se punët e mia nuk do të shkojnë mirë?

Duhet të heqë dorë së foluri dhe së bëri “jugu” (tip magjie) ndaj meje”, tha Adebajor në atë kohë.

Kjo ngjarje mori një vëmendje të madhe mediatike në atë kohë dhe vëllai i Adebajorit, kamionist në Gjermani, e akuzonte se e kishte lënë familjen në varfëri.

“Emanuel ka bërë lavash truri te shëruesit shpirtërorë, të cilët e kanë bindur se nëna dhe motra e tij i kanë bërë një “jugu”, ndaj dhe po luan keq.

E bën për të justifikuar veten dhe për të marrë paratë”, ka thënë vëllai i futbollistit.

Që në atë kohë Adebajor u distancua nga familja e tij.

Një tjetër episod të jetës së çuditshme të sulmuesit e ka zbuluar trajneri Bruno Genesio, i cili në atë kohë drejtonte Lionin.

Francezi ka zbuluar se në 2017-ën u përpoq ta merrte në ekip, por marrëveshja dështoi.

Pse? “Mendonim se do t’i shërbente skuadrës. Vendosëm ta takonim në një bar në Lion dhe ishim të bindur për ta marrë, por ai na surprizoi.

Adebajor deshi që kafen ta shoqëronte me uiski dhe në gojë kishte edhe një cigare”, tha ai.

Adebajor ka pasur probleme me trajnerin Mançini, kur ishte pjesë e Mançester Sitit.

“Nuk di ta mbajë nën kontroll ekipin në dhomat e zhveshjes. Është irritues për të 25 lojtarët.

Ka qenë një lojtar i madh, por nuk është një trajner i madh. Trajneri më i keq që kam pasur ndonjëherë”, ka thënë sulmuesi nga Togo, i cili gjithmonë ka preferuar Mourinjon.

g.kosovari

Next Post
Takimi me Pompeo, ja çfarë iu premtua Vuçiç nga SHBA për Kosovën

Takimi me Pompeo, ja çfarë iu premtua Vuçiç nga SHBA për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In