Tërmeti me magnitudë 6.4 që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Hatay shkaktoi frikë e panik në qyteti, i cili vetëm dy javë më parë u shkatërrua nga dy lëkundje të forta, që shkaktuan me mijëra të vdekur.
Por, mesa duket, lëkundja e djeshme ka qenë e pritshme, kjo për faktin se ishte një ekspert sizmolog, Prof. Dr. Naci Görür, i cili në një postim në profilin e tij në rrjetet sociale ngrinte shqetësimin mbi lëkundjet në vijim.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm në çarjet e Malatya, Ovacık dhe Nazimiye-Karakoçan. Është e dobishme që autoritetet dhe njerëzit tanë të jenë të kujdesshëm. Prisnim tërmet të këtyre përmasave në Hatay dhe Adana”.
Prof. Dr. Naci Görür
Gjashtë persona humbën jetën nga tërmeti që shkaktoi frikë të madhe në rajon, ndërsa 294 të tjerë u plagosën, 18 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
/a.r