• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duhet të flasësh zoti Ambasador Lu!

by Nikoll Lesi
20/12/2017 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Nikoll Lesi

Ambasada e SHBA foli pardje për protestën. Foli, por goditi në një drejtim. Nuk ishte  e paanshme. Ambasadori Donald Lu, siç e kam thënë (është e shkruar në “Koha Jone”) mbetet ambasadori me karizmatik, më i vendosur dhe më i rrepti në historinë e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Pa Donald Lu nuk do të kishte reformë në drejtësi, kjo nuk ha diskutim. Natyrisht që një ambasador zbaton politikën e shtetit të tij dhe nuk flet në emër të mendjes apo preferencave të tij. Edhe Lu këtë ka bërë. Në Shqipëri ka një popullaritet absolut Amerika, aqsa ambasadori shikohet sikur flet Zeusi. Dhe për shqiptarët, Amerika e madhe është Zeusi. E kanë treguar presidentët Uilson, Presidenti Ruzvelt, Presidenti Klinton me Kosovën, Presidenti Bush kur pranoi Shqipërinë në NATO. Presidenti Trump akoma nuk ka folur pasi vendi ynë është një pikë uji në oqeanin e madh botëror, ndërkohë që Trumpi ka problemet e Koresë së Veriut, Izraelit apo me Rusinë.

Ambasadori Donald Lu ka folur hapur, drejt dhe ashpër në këto vite. Dhe ka patur përkrahjen e padiskutueshme popullore. Nuk foli aq sa duhet për kanabisin e qeverisë të vitit 2016, dhe kjo ia uli paksa pikët populiste, sepse qeveria me hile e shpërndante nëpër kafenetë e Tiranës se “kemi Lu me vete!”. Ndërkohë që as që mendohet se Donald Lu të mund kishte lejuar një kanabizim të tillë të Shqipërisë. Mund të ketë mbyllur paksa njërin sy, por nuk ka qenë dakort me atë çka bënte qeveria.

Donald Lu krijoi reformën në drejtësi, e mbajti gjallë frymën për një reformë të tillë, u bëri presion politikës për një reformë të shpejtë dhe pothuaj e realizoi një reformë drastike. Por për dreq ndërhyri prapë qeveria në lojë. E donte kryeprokurorin. A e donte që të mbyllë dosjet e saja apo të penalizojë kundërshtarët politikë, kjo akoma nuk duket. Mbetet të pritet. A e donte kot për tangërllëk se “unë bëj ç’të dua si kryeministër”, edhe kjo mbetet pa përgjigje.

Por ajo çka ndodhi realisht, kur shoqëria civile e vonoi kastile anëtarin për të krijuar KLP, nga ku me ligj e me reformë zgjidhej Kryeprokurori i Përgjithshëm për 7 vite, të krijon një shije jo të mirë. Edhe Donald Lu heshti. Të kishte dalë, qoftë një ditë ambasadori Lu duke ngritur zërin “se e dua shpejt KLP”, do të shikonim me vrap duke vrapuar nëpër Tiranë, të gjithë, se si do gjendej anëtari dhe zgjidhej për 24 orë. Bile do ta zgjonin herët ambasadorin duke i thënë se “e zgjodhëm zoti ambasador”. Por nuk e bënë! E donin patjetër kryeprokuror të përkohshëm. Dhe besoj, dhe këtu do jemi, se kjo kryeprokurore do jetë pak më vonë jo e përkohshme, por për shtatë vjetë. Mbajeni mend!

Kam dëgjuar këto dy ditë analistë dhe politikanë se “ambasadori Lu ka kaluar vijën e kuqe”. Po ç’vijë të kuqe ka kaluar Donald Lu, kur pothuaj krejt politika është për në burg nga SPAK-u?

Dikur kam patur një slogan elektoral: Investime dhe arrestime! Dhe me një forcë të politike të vogël kristiane arrita të marrë mbi 3,4 përqind të votave kombëtare. E donin populli! Arrestimet i kanë qejf, por duhen edhe investime. Investimet i bën qeveria, arrestimet i ka drejtësia. Ajo drejtësi mungoi dhe tashmë që po shkon drejt finalizimit si reformë, pse e dreqoset duke nxituar, pasi e donte kryeministri. Qeveria nuk duhet të ketë punë dhe dorë në këtë reformë, pasi janë 140 vota deputetësh.

E fundit, zoti Ambasador. Protesta ishte e opozitës dhe një opozitë ka fjalën dhe protestën. Natyrisht që duhet një autokontroll, edhe nga opozita. Por nëse preket Kushtetuta në SHBA nuk dihet se ku i del tymi Uashingtonit apo jo. Edhe nëse, fjala vjen nuk kishte të drejtë opozita në gjithçka, a nuk pamë të gjithë live dhe janë të regjistruara se si deputetë të PS goditen me grusht një deputete femër, studente, mu në mes të sallës së Kuvendit. Po një tjetër deputete tjetër, po femër, u gjakos nga policia. E besoj, pa dashje dhe pa qëllim, por ama u tërhoq zvarrë dhe u gjakos. Duhej një deklaratë falje nga policia edhe për këtë. Duhej edhe nga PS-ja për deputetin e saj që goditi deputeten e opozitës. Apo jo? Edhe nga ambasada duhej një fjalë.

Zoti Ambasador!

Jam nga ata që, dikur, isha hapur përballë një pushteti të dhunshëm e autoritar të Sali Berishës ndër vitet 1991-1997. Ashtu sikurse dihet publikisht se kam patur përballjen më të madhe që ka patur ndonjë deputet me një kryeministër, siç ishte Fatos Nano ndër vitet 2003-2005. E kam provuar presionin, dhunën, djegien, tritolin, grushtimet; gjithçka. Ti përmenda këto jo si në humorin popullor “a doni më për Belulin”, por sinqerisht se nuk dua të zhvjerdhët popullariteti juaj (natyrisht i SHBA) tek ajo çka keni bërë në këto vite të fundit për reformën në drejtësi, siç janë shtuar ditët e fundit kundërshtarët tuaj në publik, derisa dikush arriti të thotë dje, një ish-ambasador i Shqipërisë në OKB (Nju Jork) se “Lu e ka kaluar vijën e kuqe”.

Mos mbani anë zoti ambasador!

/Koha Jone

Next Post
TABELA/ Tirana ndër kryeqytetet më të shtrenjta në botë për të blerë një shtëpi

Media amerikane: 10 arsyet për të rezervuar biletën tuaj për në Shqipëri!

Comments 1

  1. Agron says:
    8 years ago

    Burri me lig dhe me servil i I.Metes nuk do kete ne kete vend
    Z.Lu mos u degjo kete sharlatan se ky e dogji njehere shqiperine ne 97-ten.

    Reply

Leave a Reply to Agron Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

January 1, 2026
E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

January 1, 2026
Grabitje si në filma te rruga Bardhyl, 35-vjeçari përplas dy automjete gjatë arratisjes me makinën e vjedhur

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, e mitura në Tiranë shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

January 1, 2026
‘Kushtetuesja’ e la në detyrë, vjen urdhri i parë i Veliajt nga burgu: Të nisë puna për…

Veliaj urim për Vitin e Ri: Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë

January 1, 2026

Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës, Rama ndan lajmin: Mirë se erdhët!

January 1, 2026
MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com