• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duhet të bëjë Berisha hapa pas? Tabaku: Rezultatet, tregues që PD duhet të reflektojë. Sfida kryesore, bashkimi. S’mund…!

by Java News
27/05/2023 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jorida Tabaku në një intervistë në emisionin “Kjo javë” në News24 foli për situatën e brendshme politike në PD, rishfaqjen e ish-kreut të PD Lulzim Basha.

Tabaku tha se nëse Partia Demokratike do të vijojë me të njëjtën situatë opozita do të humbë shumë kohë dhe kjo do ta dëmtonte jashtëzakonisht shumë.

“Unë mendoj që zoti Bardhi ka një peshë të rëndë për bashkimin. Shpresoj që grupi parlamentar të fillojë të bashkohet për betejën ndaj kundërshtarit. Dhe mendoj se kjo është sfida më e madhe”, tha ndër të tjera Tabaku.

Pjesë nga biseda në studio:

Rishfaqja e Bashës

Jorida Tabaku: Diskutimi i bën vetëm mirë PD. Unë theksoj se në duhet  të merremi me shqetësimet e njerëzve, për korrupsionin, për largimin e të rinjve. Ne duhet të zgjidhim problemet tona fillimisht. Besoj që opozita ndodhet në një situatë të vështirë dhe duhet të jemi sa më përbashkues.

A duhet të bëjë hap pas Berisha?

Jorida Tabaku: Besoj që rezultatet duhet të jenë një tregues që PD duhet të reflektojë dhe patjetër të ndryshojë. Pra gjërat për një vit e gjysmë nuk kanë shkuar mirë, dhe kjo duhet të ndryshojë.

Pas dorëheqjes së Alibeaj, Bardhi ka kërkuar të jeni ju kryetare e PD. Ju nuk jeni shprehur. Do ta pranoni?

Jorida Tabaku: Në PD i kam fituar gjërat, kam ecur ngadalë në karrierë, nuk kam bërë lëvizje stratosferike, po përpiqem të dëgjoj të gjitha palët. Nuk ka rëndësi pozicioni i askujt prej nesh, duhet një zgjidhje që e zgjeron PD, jo që e zvogëlon. Kemi pasur një mbledhje javën e kaluar me grupin dhe jemi ndarë shqetësimet kush është më e mira për PD. kemi provuar shumë gjëra që nuk kanë funksionuar, mbase nuk duhet të nxitohemi të fusim partinë nga një betejë në tjetrën. Në fund të javës tjetër mbase do të kemi një vendim të konsultuar. Jemi duke u konsultuar, mund  të kemi në fund të javës tjetër zyrtarizim të qëndrimit zyrtar në lidhje me këtë çështje.

Si i përgjigjeni atyre që ju kërkojnë ju në krye të partisë?

Jorida Tabaku: Duhet të lëvizim nga qasja e individit dhe duhet një vendimmarrje më e gjerë. Nëse nxitohemi tani, e humbim mundësinë e bashkimit të demokratëve në bazë, kjo është ajo që i referohem kur them partia duhet të bashkohet.

Dorëheqja e Alibeajt. Si e patë?

Jorida Tabaku: Nuk e prisja. E kam vlerësuar se ka mbajtur një peshë të vështirë dhe ka qenë edhe pre e sulmeve të padrejta..m.j

Next Post
Ndreu: Nxorëm Lezhën nga harta e përmbytjeve. Kur mora mandatin e parë gjysma e administratës s’vinte në punë. Tani…!

Ndreu: Nxorëm Lezhën nga harta e përmbytjeve. Kur mora mandatin e parë gjysma e administratës s'vinte në punë. Tani…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In