• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duhet shpikur një “Crocodile” për Bashën

by Lorenc Vangjeli
22/04/2017 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Torovica është një njësi administrative në Lezhë.  Banorët e saj kanë protestuar disa herë për problemet me rrugën e dëmtuar. Të premten ata kanë kërcënuar se do të bllokojnë rrugën nacionale Shkodër – Lezhë për të tërhequr vëmendjen e strukturave shtetërore për hallin e tyre, që padyshim, si të gjitha hallet shumëngjyrëshe të komunitetin në Torovicë a gjithkund gjetkë në Shqipëri, janë probleme ekzistenciale.

Në çdo prag zgjedhjesh, në veri apo dhe në jug të vendit, ka pasur gjithmonë lajme të tilla në kronikë. Banorë të revoltuar për arsye të ndryshme, por kurdoherë të ndershme, kanë protestuar, kanë bllokuar për ca kohë rrugën dhe kanë kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve. Në rastet me fat protesta e tyre është bërë lajm në televizionet kombëtare. Zakonisht ka pasur zgjidhje emergjente për problemin e tyre – gjithmonë në rastin më të mirë – dhe pastaj, rast pas rasti, historia e protestës lokale është harruar. Të paktën kështu ka qenë deri më tani. Sepse tani e tutje premtohet të jetë ndryshe. Duke nisur me momentin që shënon bllokimin e rrugës absolutisht më të gjatë dhe më të pamundur në Shqipërinë politike: rrugën që shkon nga monologjet vetjake në dialog mes palësh.

Opozita shqiptare ka premtuar të radikalizojë edhe më tej qëndrimet e saj duke shkuar drejt mosbindjes civile. Ajo ka shpallur bllokim të trafikut në të gjitha akset nacionale në ditën e hënë për një orë. Njëlloj siç ka paralajmëruar se do të bllokojë zgjedhjet e parakohshme e lokale në Kavajë. Ky është një lajm që ka një jetë shumë më të gjatë se tre ditët e zakonshme të çudisë. Sepse është vetëm një segment i asaj çka pritet të ndodhë edhe më pas. I gjithë aksioni politik i nisur që në 18 shkurt, siç pretendon sërish opozita, bëhet për të garantuar zgjedhje të ndershme dhe të lirë dhe standarte të pranueshme për to.

Ka shumë pikpyetje nëse kjo është rruga më e mirë për të realizuar këtë synim, por ca gjëra janë të qarta. Duke nisur me garancitë për zgjedhjet. Edhe kur kërkohen nga rruga, garancitë legale vendosen në tavolinë. Dhe tavolina e bisedimeve nuk po duket ende në horizont. Se edhe armiqtë e betuar – siç ka ndodhur edhe mbas luftrave botërore – janë ulur në tryeza dhe kanë firmosur paqe. Dhe se nuk ekziston asnjë shans tjetër që në politikë paqja të vijë nga lufta. Dhe nga lufta me ultimatume. Kush tërheq, duhet të dijë edhe të lëshojë.

Cënimi i standarteve zgjedhore dëmton të gjithë. Edhe Edi Ramën dhe Ilir Metën, fituesit eventualë të tyre. Zgjedhjet me refuzimin e opozitës për të marrë pjesë në to, nuk prodhojnë zgjidhje për krizën, nuk garantojnë legjitimitet moral të strukturave që prodhojnë, por garantojnë padyshim legjitimitet kushtetues. Ato mund të prodhojnë supermaxhorancë e cila thjesht do të binte nga pesha e saj. Mbas qershorit mund të prodhohet një “qershor” i ri “bis” në formën e zgjedhjeve të parakohshme, por opozita më e madhe në vend, PD-ja, ndërkohë do të jetë dëmtuar rëndë nga bojkoti i saj. Dhe ndoshta edhe në mënyrë të pakthyeshme. Bojkoti për momentin është bregu i vetëm ku po e tërheq zvarrë kryetari i ri i saj, që vetë, është gjithashtu duke u tërhequr zvarrë nga sharmi i radikalizmit. Një sharm i parezistueshëm në Ballkan, pre e të cilit dikur kishte rënë, sa për kronikë, edhe kundërshtari i tij Rama vite më parë.

Shqipëria vazhdon të jetë një vend që i falet vullnetit të individëve dhe jo institucioneve që duhet të kontrollojnë dhe ekuilibrojnë njëri-tjetrin. Stabiliteti i saj është shumë i brishtë pikërisht për shkak të mungesës së institucioneve. Ato mund të destabilizohen edhe duke bllokuar rrugët. Edhe me tre-katër krisma diku apo një shtyllë tensioni të lartë të hedhur diku më tej në erë. Zhurma do të dëgjohet në Tiranë, por duart do të fërkohen padyshim gjetkë. Si ilustrim i frikshëm i faktit se rruga më e gjatë në Shqipëri, se rruga më e pamundur në vend, është padyshim rruga që çon nga monologu në dialog. Për këtë rrugë të pandërtuar kurrë në Shqipëri ja vlen të protestohet. As në Torovicë, as në Tiranë, as në Kavajë, Tropojë apo Sarandë, askund nëpër Shqipëri, shqiotarët nuk meritojnë të ketë një krizë të ngjashme me Shkupin. Askush nuk duhet të ketë si menu të detyruar sallatën maqedonase! Cilido qoftë kamerieri që e shërben. Kjo është vija e fundit e kuqe në këtë nxirrje të befasishme të rrethanave që po prodhojnë spiralen e një krize të frikshme. Ndaj duhet gjetur dhe nëse nuk gjendet dot, duhet shpikur një “Crocodile” për Bashën, jo për ta kafshuar, por për ta shpëtuar atë. Kryetari i PD-së, çuditërisht, përkundër gjithë pritshmërive fitoi një sërë betejash, por do duket se do të humbë luftën pikërisht sepse nuk diti të tërhiqej në momentin e duhur për të gjetur Crocodile-n e tij.

Next Post
Vendimi i gjykatës: Celulari fajtor për tumorin e shkaktuar punonjësit të kompanisë

Vendimi i gjykatës: Celulari fajtor për tumorin e shkaktuar punonjësit të kompanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Kreditë e këqija në rënie, eksperti: Kanë ndikuar rritja ekonomike dhe masat e reja nga BSH

August 5, 2026
BE shpall fundin e krizës në Ceuta: Schengen nuk u rrezikua, mbështetje për Spanjën

BE shpall fundin e krizës në Ceuta: Schengen nuk u rrezikua, mbështetje për Spanjën

August 5, 2026
Përplasje në Hënë/ Raketa e SpaceX godet sipërfaqen me shpejtësi marramendëse

Përplasje në Hënë/ Raketa e SpaceX godet sipërfaqen me shpejtësi marramendëse

August 5, 2026
Mashtronin shtetasit e huaj si të rifitonin paratë e humbura në Call Center, dërgohen për gjykim tre persona

Mashtronin shtetasit e huaj si të rifitonin paratë e humbura në Call Center, dërgohen për gjykim tre persona

August 5, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

“Beteja e madhe” nis në Kaliforni, Trump hap frontin e ri kundër demokratëve

August 5, 2026
Shqiptarët mbeten pas Europës, vetëm 1 në 11 persona blen bileta online për evente

Shqiptarët mbeten pas Europës, vetëm 1 në 11 persona blen bileta online për evente

August 5, 2026
Europa Perëndimore, në alarm nga zjarret! Digjen mbi 130 mijë hektarë pyje

U dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe frutore, policia arreston autorin e zjarrvënies në Rrogozhinë

August 5, 2026
Fiton 1 milion euro në lotari, por e hedh gabimisht biletën, e gjen mes mbeturinave me ndihmën e kompanisë së pastrimit

Fiton 1 milion euro në lotari, por e hedh gabimisht biletën, e gjen mes mbeturinave me ndihmën e kompanisë së pastrimit

August 5, 2026
“The Guardian”: Tetë kompani nafte fituan 93 miliardë dollarë në tre muaj mes luftës dhe krizës klimatike

“The Guardian”: Tetë kompani nafte fituan 93 miliardë dollarë në tre muaj mes luftës dhe krizës klimatike

August 5, 2026
15 viktima në Kiev, Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës

15 viktima në Kiev, Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com