• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duhet rotacion”, Ndoka konfirmon koalicionin me PD: Të vij unë & Berisha dhe të ikin këta…

by A R
14/11/2024 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetar i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i ftuar në studion e RTSH 24, deklaroi se mosbindja civile është një rrugë pa kthim, ndërsa shtoi se është e vetmja mundësi për të larguar qeverinë “Rama”.

Ai u shpreh se mungesa e opozitës në Kuvend, e çorienton mazhorancën.

“Mosbindja civile është një rrugë pa kthim. E vetmja mundësi për të larguar këtë qeverisje. Kjo nuk e pengon opozitën sepse grupi parlamentar do jetë në Kuvend edhe në respekt të taksapaguesve shqiptarë.

PD duhet të jetë ballazi me këtë mazhorancë të çoroditur që mungesa e opozitës në parlament e çorienton më tepër.

Mosbindja civile, që janë qytetarët që kundërshtojmë politikat e kësaj mazhorance, pensionistët shqiptar që janë në protestë pasi kjo qeverisje është tallur prej 12 vitesh me ta, janë mjaft problematika që qytetarët prej kësaj keqqeverisje kanë mbi kurriz”, u shpreh Ndoka.

E ndërsa na ndajnë dhe pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, pyetur mbi shanset që ka opozita për të ardhur në pushtet, Kryetari i PDK-së u përgjigj duke thënë se rotacioni politik është i domosdoshëm për vendin dhe për qytetarët.

“Shanset janë të padiskutueshme. Rotacioni është domosdoshmëri për vendin, qytetarët.

Ne kemi një qeveri të zhytur në krim, në korrupsion, afera korruptive. Gjysma e qeverisë sot është para drejtësisë, kryetarët e bashkive presin radhën të shkojnë në SPAK. Është mazhorancë e kalbur dhe ndryshimi i saj është padurim i qytetarëve për ta ndëshkuar me votë”, shtoi ai.

Ndërkaq, ndalur te partitë e reja të vogla politike në vend, Ndoka shprehu rezervat e tij për shpresën që mund të ngjallin në publik.

Ai sqaroi se nuk është kundër partive politike të reja, por mungesës së përkushtimin dhe organizimit të tyre.

“Nuk jam kundër partive politike të reja. Për fat të keq nuk ka në skenën politike ndonjë prej këtyre partive që kanë fituar kauza. I referohem partive të reja që janë krijuar së fundi. E para është përkushtimi dhe mungesat e hapësirës së kanë, personazhet nuk janë të organizuar. Edhe partitë e reja nuk zgjedhin një gjuhë të përbashkët. Çfarë shprese mund të ngjallin te shqiptarët kur 4-5 personazhe me emër politik të sponsorizuar”, theksoi Ndoka.

Ky i fundit garantoi se në zgjedhjet e ardhshme PDK do të jetë pjesë e Parlamentit. Ndoka shtoi se PDK është pjesë e koalicionit të PD-së dhe është në interes të opozitës të ketë koalicione për të luftuar mazhorancën.

“Unë jam pjesë e koalicionit të PD-së. Për fatin e keq PDK nuk është sot në Parlament nga pabesia dhe dredhi e Bashës. PDK është në 3-4 partitë kryesore të pluralizmit në këto 30 vite. Padiskutim që PDK do jetë pjesë e Parlamentit. Kodi ti dikton disa rregulla për partitë e vogla dhe pluralizmin në tërësi.

Ky kod ta detyron koalicionin. Është në interesin e opozitës të ketë një koalicion për t’u përballur me këtë mazhorancë”, përfundoi ai.

/a.r

Next Post
PS dhe PD takime në Londër, kërkojnë votën e diasporës! Rama LIVE, Berisha është non-grata ndaj…

PS dhe PD takime në Londër, kërkojnë votën e diasporës! Rama LIVE, Berisha është non-grata ndaj...

Comments 1

  1. Leka says:
    1 year ago

    Ky Noka ka mendine filizofike qe nuk i ka kush . Rotacioni nuk eshte me rradhe por ne vote dhe vendos populli ne shumice dhe jo politika or Nok

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

February 12, 2026

“Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë pro ish-krerëve të UÇK

February 12, 2026
“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

February 12, 2026
Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

February 12, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Qendra e Drejtësisë/ Sadushi: GJL duhet të ketë godinë të veçantë; Rama: Plani është një alternativë që…

February 12, 2026
Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

February 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Shkurt 2026

February 12, 2026
“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

February 12, 2026
Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

February 12, 2026
Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In