Për epidemiologët situata e Covid në vend është e qëndrueshme. Edhe pse janë raportuar shifra të larta ekspertët thonë se javën e fundit ka një ulje të pozitivitetit dhe atyre të shtruar në spitale.
“Po të shikojmë 10 ditët e fundit kemi një ulje të pozitivitetit nga 35% në 31% dhe po ashtuu edhe të personave të shtruar në spital. Kjo është diçka shumë pozitive nëse do të vijohet me këto shifra edhe në ditët në vijim”.
Por a tregojnë këto shifra arritjen e pikut dhe dhe çfarë do të ndodhë me ashpërsimin e masave në të ardhmen, Alimehmeti sjell shembullin e Italisë.
“Italia tregoi se në ato rajone ku u morën masa kurba e infektimeve filloi të bjerë, sigurisht nëse do të ketë lehtësim masash kurba edhe mund të rritet. Por gjithçka varet edhe nga temperaturat. Vera tregoi se ishte në favorin për ulje të numrit të infektimeve”.
Lidhur me vaksinën anti-covid, epidemiologu thotë se nisur edhe nga historiku i vaksinave, shanset që një person i vaksinuar të jetë infektues për të tjerët janë shumë të pakta.
/a.r