• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duhet njohje dypalëshe”/ Palmer: SHBA duan një marrëveshje gjithëpërfshirëse në bisedimet Kosovë-Serbi

by Java News
06/08/2020 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, shprehet entuziast për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një bisedë me portalin Balkan Insider me fokus mbi lajmet për Ballkanin, përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor flet për një numër zhvillimesh pozitive në rajon që i përshëndet si hapa përpara në rrugën drejt integrimit gradual euroatlantik. Duke u ndalur tek Kosova, Zëvendës Ndihmës Sekretari Palmer thotë se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një zgjidhje gjithëpërfshirëse që do t’i shërbejë jo vetëm vendeve në dialog, por të gjithë rajonit: Duhet njohje dypalëshe

“Një zgjidhje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve do të kishte ndikim të madh për stabilitetin në rajon dhe do të nxiste të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të integrimit evropian”.

Shtetet e Bashkuara duan njohjen dypalëshe, tha zoti Palmer, duke iu kundërvënë zërave se ka pasur diskutime për shkëmbime territoresh:

“Ne jemi të përqëndruar tek mbështetja e një procesi të udhëhequr nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që çon në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës që, më idealja, do të kishte në thelb të saj njohjen e ndërsjelltë. Ngritja e idesë së shkëmbimit të territoreve, mendoj unë, e heq vëmendjen nga synimi qendror, i cili është që palët të ulen, të diskutojnë këto probleme dhe të identifikojnë rrugën përpara drejt normalizimit. Ne e mbështesim këtë proces. Prandaj mendoj se është jashtë teme dhe thjesht shpërqëndruese të diskutohen ide si shkëmbimet territoriale. Me rëndësi është që palët të ecin përpara për një marrëveshje që sjell zgjidhje përfundimtare”.

Zyrtari i lartë amerikan nënvizoi mbështetjen dhe besimin që kanë treguar vazhdimisht Shtetet e Bashkuara ndaj institucioneve ndërkombëtare të angazhuara për të vënë në vend drejtësinë për Ballkanin Perëndimor. Zoti Palmer u ndal tek Gjykata Speciale për Kosovën:

“E mbështesim gjykatën dhe mendojmë se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë bashkëpunimin me këtë gjykatë. Shpresojmë se këto institucione të drejtësisë të arrijnë të përmbushin misionin dhe mandatin e tyre dhe përfundimisht të shpërbëhen në të ardhmen dhe drejtësia dhe shteti ligjor të jenë në duar e institucioneve të shteteve përkatëse”.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer përshëndeti zhvillimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje procesin e krijimit të koalicionit qeverisës:

“Për ne ka rëndësi që të gjendet një partner i mirë në qeveri, të krijohet një qeveri që është e angazhuar për të shfrytëzuar sa më mirë dhe sa më shumë avatazhet e antarësisë në NATO, një qeveri që është e angazhuar për ta çuar Maqedoninë e Veriut përpara në rrugën e antarësimit në Bashkimit Evropian, e angazhuar për ët zbatuar Marrëveshjen e Prespës dhe për të avancuar paqen dhe begatinë për të gjithë qytetarët e vendit. Pavarësisht se çfarë qeverie del nga këto diskutime, nëse kjo qeveri është e angazhuar ndaj këtyre synimeve, do të gjejë tek Shtetet e Bashkuara një partner besnik”.

Duke folur për zgjedhjet e fundit në Serbi, zoti Palmer shprehu keqardhjen që opozita e pa të pamundur të përfshihej në zgjedhje. Megjithë këmbënguljen e Shteteve të Bashkuara, tha ai, “opozita argumentoi se kushtet për zgjedhjet nuk ishin të tilla që të lejonin një konkurrencë të drejtë“ që të mundësonte pjesëmarrjen e tyre. Zyrtari amerikan vuri në dukje me shqetësim shënjestrimin kohët e fundit të politikanëve të opozitës, organizatave mediatike dhe të shoqërisë civile në Serbi:

“Duam të shohim reforma që krijojnë kushte të barabarta dhe të drejta për angazhim; që i japin mundësi publikut në Serbi të ushtrojë të drjtat e tij të përligjshme për të zgjedhur nga një numër alternativash në fletëvotime”.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj një të ardhmeje euroatlantike për Serbinë, por shtoi se Serbia duhet të përmbushë standardet për këtë të ardhme, përfshirë reformat demokratike. “Shpresojmë se Beogradi dhe qeveria serbe do të vazhdojnë t’i shohin Shtetet e Bashkuara si partnere në këtë proces, por nuk diskutohet se kanë përpara goxha punë,” tha Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqëues i Posaçëm i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer./VOA

g.kosovari

Next Post
“Ata që shohin investimet në Jug dhe shkruajnë se s’qenka investuar në Veri”/ Rama publikon VIDEO nga Rruga e Arbrit

"Ata që shohin investimet në Jug dhe shkruajnë se s'qenka investuar në Veri"/ Rama publikon VIDEO nga Rruga e Arbrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvicra hap dosjet sekrete të “Engjëllit të Vdekjes”

Zvicra hap dosjet sekrete të “Engjëllit të Vdekjes”

May 16, 2026
Mbahet sot Samiti i Ballkanit Perëndimor, çështjet “e nxehta” që do të diskutohen

BE lëvron 200 milionë euro për rajonin, zbulohet shifra që përfiton Shqipëria

May 16, 2026
Shtetet europiane marrëveshje për dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra të vendeve të treta

Shtetet europiane marrëveshje për dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra të vendeve të treta

May 16, 2026
“Dielli rrotullohej si rrotë zjarri”, si profecitë e Fatimës parashikuan rënien e Bashkimit Sovjetik

“Dielli rrotullohej si rrotë zjarri”, si profecitë e Fatimës parashikuan rënien e Bashkimit Sovjetik

May 16, 2026
Deklarata thumbuese e Merz: Nuk do këshilloja fëmijët e mi të shkojnë në SHBA

Deklarata thumbuese e Merz: Nuk do këshilloja fëmijët e mi të shkojnë në SHBA

May 16, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Arrestim i policëve në Sarandë, Lamallari: Zero tolerancë, pastrojmë radhët e uniformave blu

May 16, 2026
Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet i pesti në skenë, si të votoni këngën “Nân”

Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet i pesti në skenë, si të votoni këngën “Nân”

May 16, 2026
Mbyllet qendra famëkeqe e emigrantëve “Alligator Alcatraz”, shkak kostot marramendëse

Mbyllet qendra famëkeqe e emigrantëve “Alligator Alcatraz”, shkak kostot marramendëse

May 16, 2026
Miliarderi kinez u burgos 20 vite, Trump: Ka pak shanse për lirimin e Jimmy Lait

Miliarderi kinez u burgos 20 vite, Trump: Ka pak shanse për lirimin e Jimmy Lait

May 16, 2026
Epoka e bollëkut ka mbaruar, arsyet pse çmimet e karburanteve do vazhdojnë të mbeten të larta

Kriza në tregjet e naftës do të përkeqësohet përpara se të zbutet

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In