• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duhet një sinjal pozitiv”/ Këshilli i BE: Duam hapjen e negociatave! Po punojmë shumë për konferencën e parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë

by
11/05/2021 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas mbledhjes së djeshme të Këshillit të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, ditën e sotmë ka qenë radha e ministrave për çështjet Evropiane të vendeve anëtare dhe ministrave të Jashtëm për të dhënë mesazhet e tyre për çështjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këshillin për Çështjet e Përgjithshme në BE ka nënvizuar domosdoshmërinë e një zgjidhje të përbashkët në BE për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Teksa kanë shprehur dëshirën për hapjen e negociatave me këto dy vende të Ballkanit Perëndimor, Këshilli ka dhënë mesazhe të qarta sidomos në drejtim të shtetit ligjor.

Maros Sefcoviç zëvendës president i Komisionit Evropian për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale, deklaroi se ndërkohë që pritet arritja e një date për mbajtjen e konferencës vendet duhet të ruajnë fokusin dhe ta vazhdojnë reformat për sundimin e ligjit.

“Mund të theksoj se nga ana e komisionit po punojmë shumë që të dyja vendet të mund të zhvillojnë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur. Zgjerimi është një proces mjaft kërkues. Ne i kemi dhënë rëndësi të veçantë shtetit të së drejtës dhe të gjitha çështjeve të ndjeshme që duhen vendosur në negociata, me ato i mbyllim kapitujt. Mendoj se shteti i së drejtës do jetë parametri kryesor për negociatat. Duhet të japim një sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor dhe shpresoj shumë që brenda presidencës portugeze të mbahet konferenca e parë”, deklaroi Sefcoviç.

Ndërkohë që Ana Paula ZACARIAS, Sekretare e Shtetit për Çështjet Evropiane të Portugalisë u shpreh se BE po mundohet të gjejë një rrugëzgjidhje për hapjen e negociatave.

“Ne diskutuam për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe po mundohemi të gjejmë një rrugë  të përbashkët për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Sundimi i ligjit është e vetmja rrugë që mund të na ndihmojë në mbajtjen e kësaj konference. Sundimi i ligjit është në qendër dhe në thelb të kësaj metodologjie. “

Ditën e djeshme Shefi i politikës së jashtme të BE-së Joseph Borrel, theksoi se integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është një fokus kryesor i unionit dhe theksoi se ata nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të ndarë vendet në rrugën e tyre të integrimit.

Po dje  Këshilli Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme i ka kërkuar përmes një letre vendeve anëtare të hapin sa më parë të jetë e mundur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ata kanë konstatuar se në rajonin e Ballkanit Perëndimor ndihet një sens i zhgënjimit të thellë në procesin e zgjerimit./ b.h

Next Post
Kontrolli teknik/ Gonxhja: Kolaudimi nis për 150 mijë automjete që nuk janë përfitues të ndryshimeve ligjore

Kontrolli teknik/ Gonxhja: Kolaudimi nis për 150 mijë automjete që nuk janë përfitues të ndryshimeve ligjore

Comments 1

  1. Teki Karaburuni says:
    5 years ago

    U këputën në bythë këta mashtruesa.
    O po
    O jo
    Delenxhinj.
    Mashtrues.
    Pa cipë
    Pa erz.
    Gënjeshtarë

    Reply

Leave a Reply to Teki Karaburuni Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In