• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duhet një opozitë e re që e kapërcen PD-në”, Kadilli për Zërin e Amerikës: Arsyet pse duhet larguar Lulzim Basha

by A R
27/04/2021 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit, ka nxitur reagimet e para nga brenda saj.

Anëtari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli kërkoi sot largimin e menjëhershëm nga funksionet drejtuese dhe dorëheqjen e kryetarit Lulzim Bashës.

Ai i bëri thirrje kryesisë së partisë që të mblidhet sa më shpejt dhe të përcaktojë modalitetet e garës për lidershipin e ri, ndërsa shpalli dhe kandidimin e tij për drejtimin e Partisë Demokratike.

Në një bisedë më Zërin e Amerikës ai flet për nevojën e një opozite të re, e cila shkon përtej PD dhe shtrihet në të gjithë shoqërinë shqiptare për një lëvizje të gjerë popullore.

 

Cilat janë arsyet që iu shtyjnë të kërkoni dorëheqjen e z. Basha?

 

Kadilli: Së pari, janë arsye politike. U provua që është një projekt i pasuksesshëm, nuk prodhoi sukses për demokratët, nuk arriti t’i shpërblejë demokratët për mbështetjen e pakursyer e të përhershme në këto 8 vjet, ndaj të marrë përgjegjësitë si kryetar. Është kryetari që ka marrë mbështetje të pakursyer nga demokratët.

Së dyti, arsye etike. Në politikë ne jemi për një kauzë, një për projekt. Nëse ky projekt nuk realizohet, duhet që brenda etikës normale të politikës, por edhe shoqërisë, të mbajë përgjegjësi kryetari.

Kemi dhe një standard në PD, ish-kryetari i PD, z. Berisha, pas humbjes, hapi procesin e zgjedhjes, për të krijuar një lidership të ri. Është një detyrim jetik, që vendi të ketë opozitë. Dhe ne kemi detyrën si PD të krijojmë opozitën e re. Nuk mund të humbim kohë të presim sa kohë do të marrë reflektimi i kryetarit ekzistues, apo i forumeve të tjera. Kem traditën e para katër vitesh, që menjëherë pas zgjedhjeve, kemi shkuar brenda mandatit të kryetarit në zgjedhjet për kryetarin e ri. Opozita duhet të riorganizohet që sot për të qenë gati që në shtator të fillojmë me një opozitë të re.

Çfarë nënkuptoni kur thoni ‘një opozitë të re’?

Kadilli: Një opozitë e re, e cila mobilizon të gjitha energjitë dhe nuk lë jashtë mobilizimit asnjë individë, e jo më fraksione, që e kapërcen PD dhe që shkon përtej, në gjithë shoqërinë shqiptare. Një lëvizje e gjerë popullore që të shndërrojë pakënaqësinë në energji ndryshimi. Ne nuk e bëmë dot në këto 8 vjet. Ne nuk mund të fshihemi duke anatemuar vetëm kundërshtarin. Kundërshtarin nuk e zgjedhim. Ne duhet të punojmë fort.

Ju keni shprehur ambicien për të kandiduar për kryetar të PD, sa të vështirë e shihni këtë?

Kadilli: Çdo ringritje është e vështirë dhe kam bindjen që do të gjej mirëkuptimin e demokratëve, së pari për një proces të gjerë konsultimi, bashkëbisedimi, për ta ringritur PD, jo thjesht si një forcë që synon me kalkulime për të ardhur në pushtet, por si forca më e votuar në vend, që të marrë përgjegjësitë e qeverisjes. Kjo forcë duhet t’i rikthehet asaj kulture opozitare që mobilizon cdo individ, cdo shtresë të shoqërisë dhe që siguron qeverisje të mirë, me integritet, larg cdo vesi të politikës së deri më sotme./VOA

Next Post
LDK e re, që ka përballë Albin Kurti

Ftesa e Edi Ramës nuk ka lidhje me fatin e Lulzim Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Gjekmarkaj: Ambasadori i ri i SHBA do të fusë Shqipërinë në shina, janë të shokuar nga korrupsioni

September 28, 2026
Pas takimit në Presidencë, Rama thërret sot drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”

Pas takimit në Presidencë, Rama thërret sot drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”

September 28, 2026
Kreu i komanduar i SHISH shfaqet për herë të parë. Kush është Elvis Lila me karrierë 20-vjeçare tek Inteligjenca

Kreu i komanduar i SHISH shfaqet për herë të parë. Kush është Elvis Lila me karrierë 20-vjeçare tek Inteligjenca

September 28, 2026

Media italiane: Rasti Veliaj, drejtësia shqiptare nën lupë: rasti që vë në vështirësi Melonin

September 28, 2026
Njihuni me sozinë e Ronaldos që ka mbi 400 mijë ndjekës në rrjetet sociale

Njihuni me sozinë e Ronaldos që ka mbi 400 mijë ndjekës në rrjetet sociale

September 28, 2026
Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

September 28, 2026
213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

September 28, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Viti i kalit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 193 fjalime

September 28, 2026
Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

September 28, 2026
Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re! Vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Asnjë votë kundër! Kuvendi i Kosovës, deklaratë për ish-krerët e UÇK: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com