• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Duhet një armëpushim real,” shefi i OKB-së: Katastrofë monumentale humanitare në Gaza

by A R
29/11/2023 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me gjithë shpresën që mund të ketë sjellë me vete armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit, OKB ngre kambanat e alarmit për situatën humanitare në Gaza.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres deklaroi sot se banorët që jetojnë në Rripin e Gazës po kalojnë një “katastrofë humanitare monumentale.”

“Populli i Gazës po jeton në mes të një fatkeqësie humanitare monumentale, nën sytë e botës. Ne nuk duhet të shikojmë larg”, theksoi Antonio Guterres teksa iu drejtua Këshillit të Sigurimit.

“Janë zhvilluar negociata intensive për zgjatjen e armëpushimit dhe ne i mirëpresim sinqerisht, por besojmë se kemi nevojë për një armëpushim real, humanitar”, shtoi ai, duke kujtuar se 80% e banorëve të Gazës janë zhvendosur që nga fillimi i luftës.

“Sistemi ushqimor është shembur dhe uria po përhapet, veçanërisht në veri,” vuri në dukje ai, duke nënvizuar gjithashtu se situata sanitare në vendstrehime është kritike duke u bërë kështu në një kërcënim serioz për shëndetin publik.

Ndihma që u arrin palestinezëve në Gaza mbetet e pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e 2 milionë njerëzve, veçanërisht për karburant, këmbënguli Sekretari i Përgjithshëm, duke bërë thirrje për hapjen e pikave të tjera kufitare në enklavë përveç Rafahut.

Duke përsëritur dënimin e tij për sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, Guterres bëri thirrje gjithashtu për lirimin të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm palestinez Riyadh al-Maliki i bëri thirrje botës që të sigurohet që “masakrat të mos rifillojnë” në Gaza, pasi Hamasi tha se ishte gati të zgjaste armëpushimin edhe për katër ditë të tjera.

“Izraeli duhet të jetë i bindur se asnjë fuqi në planet nuk mund t’i çrrënjos palestinezët nga Palestina,” shtoi ai.

Nga ana e tij, ambasadori i Izraelit në OKB Gilad Erdan tha se kushdo që mbështet armëpushimin në thelb po mbështet vazhdimin e sundimit të terrorit të Hamasit në Gaza.

/a.r

Next Post
Nga Thethi në Dhërmi, prestigjozja e udhëtimeve “Lonely Planet” propozon 9 destinacione të Shqipërisë

Nga Thethi në Dhërmi, prestigjozja e udhëtimeve “Lonely Planet” propozon 9 destinacione të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

February 22, 2026
Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

February 22, 2026
Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

February 22, 2026
Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

February 22, 2026
Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

February 22, 2026
Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

February 22, 2026
Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

February 22, 2026
Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

February 22, 2026
Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

February 22, 2026
Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In