Zyrtarët ukrainas kanë dhënë sërish alarmin se qyteti pranë uzinës bërthamore të Zaporizhzhias sulmohet sërish me raketa ruse.
Sipas autoriteteve ukrainase, qyteti i Nikopol përtej lumit nga centrali bërthamor i Zaporizhzhia është goditur sërish me raketa nga rusët.
Në zonat e banuara që janë sulmuar nga rusët janë plagosur katër persona u plagosën.
Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk theksoi se 20 raketa nga raketahedhës të shumtë të quajtur GRAD dhe 10 predha nga artileria goditën Nikopolin.
Nikopol është sulmuar shpesh nga baza e forcave ruse në bregun e kundërt të lumit Dnipro, ku ndodhet termocentrali bërthamor.
/e.d