• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duhet gjykuar një herë urrejtja e prokurorit Dado për të akuzuarin Veliaj 

by Mero Baze
24/02/2025 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Publikimi i procesverbalit të seancës gjyqësore paraprake, ku prokurori i drejtohet personit nën hetim, Erion Veliaj, me fjalën “ndyrësirë”, dhe kundërshtimi i kësaj zbardhje nga GJKKO, është një nga skandalet më të rënda në drejtësinë shqiptare.

Është i rëndë, pasi në përpjekje për të mbrojtur implikimin e një prokurori, gjykata përfshihet në një akt falsifikimi, i cili do të duhet të kërkojë paraprakisht gjykimin një herë të gjykatësve dhe prokurorit, pastaj të të dyshuarit Erion Veliaj.

Edhe me kaq sa është bërë publike, është më shumë se mjaftueshëm që prokurori Olsi Dado të heqë dorë në mënyrë urgjente nga çështja, dhe Prokuroria t’ia kalojë atë dikujt tjetër.

Pas kësaj, nëse gjyqtari Erion Bani është përfshirë në mos zbardhjen korrekte të fjalës “ndyrësirë” e thënë nga Olsi Dado, që dallohet qart në audion që kanë avokatët, e implikon atë si një gjyqtar të pavërtetë dhe hakmarrës. Akoma më keq kur konstatohet se kanë fshirë nga procesverbali dhe fjalët e tij kur i drejtohet “prokuror, prokuror, prokuror…” Olsi Dados, që të përmbahet, dhe i ka zëvendësuar me komente të tij. Kjo është e provueshme dhe është një fakt i rëndë kundër integritetit të tij dhe gjithë procesit që fillon me manipulime bazike.

Edhe sikur të mos e kishte kapur mikrofoni mërmëritjen dhe shfryrjen plot urrejtje të prokurorit Olsi Dado duke thënë fjalën “ndyrësirë”, gjyqtari që ishte dy metër larg tij duhet të dëshmonte të vërtetën e asaj që po ndodhte dhe jo të merret me manipulime procesverbalesh. Në atë sallë ka dëshmitarë, dhe të guxosh të mohosh faktet e thëna në sytë e të gjithëve, është edhe më e rëndë.

Erion Veliaj është ende person nën hetim, dhe ende nuk ka një akuzë zyrtare për të.

Nëse ky proces penal ndaj tij fillon me një histeri dhe urrejtje të tillë nga ana e prokurorit dhe gjyqtarit ndaj të pandehurit, ky nuk është një proces penal për krimet e Erion Veliajt, por një përleshje për urrejtje personale, duke përdorur sistemin e drejtësisë.

Dhe përdorimi i drejtësisë për hesape personale është krim shumë herë më i rëndë.

Olsi Dado duhet ta lërë këtë çështje, jo për Erion Veliaj, se atij mund t’i vijë një prokuror dhe më i keq se ky. Duhet ta lërë pasi mos-ngatërrimi i çështjeve personale me ato profesionale, është kriter bazë në drejtësi.

Është kjo arsyeja që shumë prokurorë dhe gjykatës kudo në botë janë larguar nga çështje të caktuara, se kanë pas konflikte interesi me të akuzuarin shumë herë më pak se kjo.

Në rastin në fjalë, konflikti i interesit është një gjë shumë më e lehtë, se sa përdorimi i shprehjes “ndyrësirë” në një seancë gjyqësore publike nga prokurori ndaj të pandehurit, e cila tregon se prokurori është në anën e atyre që urrejnë të akuzuarin për arsye personale.

Altin Dumani, njësoj si Erion Bani, e ka dëgjuar këtë dialog dhe, me sa duket, e ka pranuar, por standardet e drejtësisë në asnjë vend të botës, as në fisin “zulu”, nuk e lejojnë humbjen e neutralitetit, së paku në formën formale. Se të vërtetën pse e urren personalisht tanimë e dimë.

Duke e njohur Olsin dhe temperamentin e tij, e besoj dhe më shumë atë skenë, por dobësitë personale nuk janë justifikim për të pranuar një standard të tillë të gjykimit për një politikan të lartë.

Politikanët e nivelit të lartë, gjithmonë e polarizojnë shoqërinë, pasi kanë nga ata që i adhurojnë dhe nga ata që i urrejnë. Ne nuk çuditemi as me ata që e urrejnë një politikan dhe as me ata që e adhurojnë, pasi i konsiderojmë fanatikë politik.

Për këto arsye është shpikur drejtësia e pavarur, ku prokurori apo gjykatësi, nuk duhet të jetë as nga ana e urrejtësve fanatikë, as nga ana e adhuruesve fanatikë.

Përfshirja partizane e prokurorit në një seancë gjyqësore publike është e rëndë dhe tërësisht e papranueshme për çdo standard drejtësie. Dhe vet Veliaj gabon që e krahason me drejtësinë komuniste. As Aranit Çela nuk të fyente në séance, edhe pse të dënonte padrejtësisht me vdekje. Nga ana formale ka qenë më i përmbajtur se prokurori në fjalë.

Ky transkript gjykate është detyrues që Olsi Dado të mos jetë më asnjë minutë prokuror për atë çështje. Dhe nga ana tjetër gjyqtari Bani duhet të hetohet për krijimin e alibisë për prokurorin në fjalë, duke shmangur në procesverbal gjuhën skandaloze të tij.

Nëse duhet të jetë më ende si prokuror, duhet të vendosë Inspektorati i Lartë i Drejtësisë apo KLP-ja që merret me emërimet; por për dosjen Veliaj nuk mund të jetë më kurrë.

Nëse kanë vendosur ta dënojnë me çdo kusht Erion Veliajn, mund ta bëjnë, madje mund të gjejnë edhe fakte për ta ilustruar këtë dëshirë politike. Por nëse duan ta bëjnë të besueshëm dënimin, duhet të heqin urgjent nga sistemi prokurorët që më parë shprehin urrejtjen personale dhe pastaj japin vendimet.

Përpara se të gjykohet Erion Veliaj duhet të gjykohet urrejtja personale e prokurorit Olsi Dado ndaj tij, dhe manipulimet e gjyqtarit, të cilat mund të prodhojë gjithçka, por jo drejtësi.

Next Post
Ursula von der Leyen jep lajmin e mirë për Ukrainën: Mund të anëtarësohet në BE para vitit 2030 nëse…

Ursula von der Leyen jep lajmin e mirë për Ukrainën: Mund të anëtarësohet në BE para vitit 2030 nëse...

Comments 2

  1. Leka says:
    10 months ago

    Kjo lloj shellje per nje prokurir te Spakut le nje shije jo te mire dhe mosbesimi ndaj organit me te shumepritur nga te gjithe shqiptaret . Po vazhduan keshtu patjeter kompromentohet vitingu ne drejtesi dhe kthimi i drejtesise me prapavije politike . ILKD duhet te nderhyje sa nuk eshte vone ndryshe do jete badhkepuntore e deshtimit

    Reply
  2. Lili says:
    10 months ago

    Po sikur prokurori të ketë të drejtë?! Shikoni gjuhën përpunuese të Erion Veliajt…që është gjuha e tmerrshme e një gangsteri…Turp…Ky ka qenë modeli për 9 vjet në Tiranë.Lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet…për të vendosur vendos gjykata për dënimin dhe jo prokurori

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In