• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duhen reforma për të shkuar në BE”, Ibrahimaj: Anëtarësimi në vitin 2030 i arritshëm, Brukseli po na ndihmon

by S T
14/12/2024 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Delina Ibrahimaj, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, foli mes të tjerash edhe në lidhje me atë që vendi ynë po bën në mënyrë që të tërheqë më shumë investitorë të huaj.

Ajo u shpreh se tashëm Shqipëria nuk është më një vend në tranzicion ekomik dhe se po punohet fort me BE për “Planin e Ri të Rritjes” i cili është një miks ndërmjet reformave strukturore dhe fondeve që do t’i vihen në dispozicion qeverisë shqiptare.

“Nuk jemi më në fazë tranzicioni ekonomik, kemi një vizion të qartë për anëtarësimin e vendit në BE në 20230, ku brenda ka reforma të rëndësishme në fushën e ekonomisë dhe e kemi të qartë rrugën e zbatimit të tyre.

Procesi i Integrimit Europian nuk lidhet vetëm me shtetin, vetëm me qeverinë apo vetëm me parlamentin për miratimin e ligjeve, procesi i integrimit në Bashkimin Europian kërkon angazhimin e të gjithëve ne. Duhet të kemi një bashkëpunim me biznesin, të mbështesim biznesin, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për proceset që jemi duke kaluar.

Ne kemi punuar fort me Bashkimin Europian, për “Planin e Ri të Rritjes” i cili është një miks ndërmjet reformave strukturore që ne duhet të ndërmarrim me masa të caktuara, me indikatorë të caktuar dhe gjithashtu është një miks i fondeve për “Planin e Ri të Rritjes” i cili është një miks ndërmjet reformave strukturore qoftë më formën e mbështetjes buxhetore, qoftë në formën e kredive që do të mund të merren me qëllim zbatimin e këtyre reformave. E gjithë puna që jemi duke bërë është pjesë e planit të rritjes së këtyre reformave pasi reformat nuk duan vetëm kohë dhe mund, por duan edhe para. Në këtë drejtim e gjithë puna është pjesë e planit të ri të rritjes, procesi i rregullimit të shërbimeve, procesi i hartimit të një strategjie për zhvillimin e sipërmarrjes inovative, procesi i përqendrimit të mundimeve tona në ndërmarrjet e gjelbra dhe dixhitale, procesi i përmirësimit dhe zbatimit të planit të rritjes. Janë mbi 500 shërbime që janë marrë në konsideratë dhe më shumë se 50% e tyre do të rregullohen, këto janë marrë parasysh për të lehtësuar jetën e sipërmarrësve.

Në këtë proces ne nuk jemi vetëm kemi mbështetjen e Bashkimit Europian. Kemi një ekip që është i strukturuar dhe e ka të qartë vizionin europian. Do të marrim masat që detyrat t’i përmbushim para vitit 2030 është gjë e mirë që nuk jemi vetëm kemi ekspertizën e BE dhe angazhimin e Kuvendit. Më vjen mirë që komisioni i Posaçëm po funksionon, të gjithë bashkë ne do të arrijmë në rrugën drejt BE”, u shpreh ajo.

Next Post
Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Mazi: BE nuk i ka përmbushur premtimet e saj për Ballkanin Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In