• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A duhej të ishte dhe Basha në Gjermani? Ja si përgjigjet ish presidenti Nishani

by Java News
25/04/2018 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ku ka folur për aktualitetin politik si dhe rekomandimin pozitiv të KE për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Nishani tha se mbetet shqetësim fakti se nuk ka debat nga analistët dhe ekspertët për fazat e integrimit të vendit. Nishani tha se vendimmarrja për hapjen e negociatave është politike.

“Doja të shikoja më shumë debat nga analistët dhe nga elita e shoqërisë mbi fazat e integrimit evropian. Për fat të keq nuk e kemi parë. Debati është politik dhe më pas media që përcjell opinionet e politikës. Në konceptin strategjik ne jemi në avantazh. Ku jemi sot? Mendoj që është një proces mbi shtrat politik. Edhe vendimmarrja për hapjen e negociatave është politike. Kemi një proces të BE që është një proces rajonal dhe nuk kemi një marrëdhënie të veçuar. Kërkojnë një bashkëpunim rajonal, por standardi nuk është i njëjtë. Edhe vendimi mendoj se do jetë politik. Ne duhet të jemi mendje hapur në aspektin e civilizimit. Aspekti politik është tek vendimmarrësit. Shqipëria dhe Maqedonia ka një avantazh pasi BE ka një politikë të konsoliduar”- tha Nishani.

Bujar Nishani tha se nuk është optimist se do ketë një anëtarësim të Shqipërisë në BE në dekadën e fundit. Ai u shpreh se nuk e shqetëson rrugëtimi që do kalojë Shqipëria deri në anëtarësimin e plotë, por nëse do arrijë të plotësojë kriteret dhe të jetë si vendet e konsoliduara të BE.

“Në deklaratat e ardhura nga vendet anëtare thuhet se duhet luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Krimi i organizuar është një problem nder rajonal. Është një proces kompleks dhe ne na intereson si shoqëri se cili do jetë hapi dhe përfitimi i shoqërisë shqiptare dhe gjeneratës që vjen pas nesh. Ka një stalacion ndaj procesit të zgjerimit. Unë nuk jam optimist se do kemi anëtarësim në dekadën e ardhshme. Mua nuk më shqetëson rruga e gjatë që do përshkojmë deri tek anëtarësimi. Por ne duhet të demonstrojmë trendin rritës drejt atij që kanë sot vendet e konsoliduara të BE. Pra nuk më shqetëson rrugëtimi drejt BE sepse ne do arrijmë të plotësojmë këto standarde drejt kësaj rruge. Ky rajon ka një mekanizëm tek i cili qëndron i lidhur për të shmangur sfidat që ka kaluar dhe ka një mekanizim që e mban në një lloj presioni pozitiv dhe për të penguar influencat e huaja”- tha Nishani.

Pyetjes nëse duhet të ishte edhe kreu i PD Lulëzim Basha në Gjermani bashkë me kryeministrin Edi Rama, Nishani tha se ftesa ishte për Ramën dhe nuk kishte ftesë për delegacion parlamentar.

“Ka qenë një vizitë zyrtare dhe kancelarja ka ftuar kryeministrin. Nëse do kishte delegacion parlamentar mendoj e duhet të ishte edhe kreu i opozitës. Sot ishte ftesë zyrtare dhe nuk kishte arsye pse të ishte edhe kreu i opozitës. Por problemi politik nuk është në raport me procesin”- tha ish presidenti Nishani.

I pyetur se si e shpjegon faktin që PD pas një periudhe ribashkimi të fraksioneve po kthehet përsëri tek një skizmë e re, Nishani tha se ky fenomen ka qenë në vazhdimësi.

“Në fakt PD ndryshe nga PS e ka patur këtë fenomenin e skizmës pothuajse të pandërprerë, 93, 97, 2005. Unë mendoj edhe për shkak të mentalitetit dhe kulturës qytetare të atij grupimi njerëzish që i atashohen të djathtës.
Ka debate, nuk është se debatet sjellin kontribute pozitive. Debate të tilla patjetër që krijojnë probleme sepse rezultati i punës në një parti është tek kapitalizimi në një elektorat”, u shpreh ish-Presidenti Nishani.

Next Post
Përse mjekët këshillojnë që t’i mbani fëmijët në dhomën e gjumit?

Paracetamoli, gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes, shkakton një sëmundje tek fëmija

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

April 10, 2026
Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

April 10, 2026
BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

April 10, 2026
Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In