• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duart që mbajnë çatinë që shembet

by Fatbardh Kadilli
21/11/2023 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatbardh Kadilli

Politika shqiptare ka rënë në nivelet më të ulta historike. Nuk ka qenë kaq e varfër as në vitin ‘90, kur monizmit i shteroi dhe pika e fundit dhe kur demokracia ishte vetëm dëshirë dhe ende jo një qëllim.

Politikanët që kanë pushtetin në secilin krah vlejnë politikisht më pak se byroistët e rreshkur të ‘90 dhe kariera është e vetmja dëshirë e ndjekësve pa qëllime.

Pushteti fshihet pas ofertës që zotëron, pas ofiqeve dhe parave publike me të cilat synon të kthej në klient këdo, rrogëtarët, biznesmenët, gazetarët, “opozitarët”, etj.

Opozita zyrtare nuk ka ofertë, nuk ka ofiqe dhe as para publike. Nuk favorizon dot, nuk emëron dot dhe nuk pasuron dot. Diku ia del të pasurohet për vete, por kjo e ekspozon edhe më keq, edhe më shëmtuar.

Normalisht do duhet të ishin në luftë, por sot po luajnë luftash që të funksionojnë në aleancë për të njëjtat objektiva. Të mbrojnë pushtetin e tyre si shumicë apo si pakicë në biznesin e përbashkët të politikës. Te asaj politike që sot pa vdes.

Ajo që bie më shumë dhe më keq në sy është opozita zyrtare. Misioni i saj është të organizojë dhe kanalizojë opozitarizmin ndaj pushtetit. Dy janë arsyet pse një njeri, apo shoqëri është në opozitë me pushtetin: e para se është kundër politikave të pushtetit dhe kërkon politika të tjera, ose se është kundër korrupsionit, abuzimit, padrejtësive të pushtetit.

Këtë të dytën sot po e bën drejtësia. Yjet e qeverisë së Ramës si Ahmetaj, Tahiri, Beqja, etj o janë në burg, o në arrati, o në derë të burgut. Edhe yjet e bashkive të Ramës, o dolën nga politika si të inkriminuar, o janë burgjeve.

Pra opozita më e suksesshme, ajo që ia ka rrëzuar qeverinë dhe pushtetin Ramës është Drejtësia. Opzota do duhej të duratrokiste suksesin e drejtësisë. Duhet ta inkurajonte dhe trimëronte Drejtësinë. Por jo nuk e bën. Përkundrazi e godet e kërcënon drejtësinë. Pse? Drejtësia ia ka lehtësuar punën. Drejtësia ka kryer një nga dy detyrat e opozitës. Pse opozita nuk e gëzon fitoren e arritur nëpërmjet Drejtësisë? Pse opozita nuk përqëndrohet tek detyra e saj parësore, të prodhojë alternativën e saj?

Përgjigjja është e qartë. Ata që janë opozita zyrtare dhe mbajnë, apo dhe i përdorin si armë rrethanore kariket e parlamentit nuk janë të zotë të prodhojnë alternativë. Alternativë do të thotë se duhet të jesh i ndryshëm nga pushteti. Duhet të dallosj si plusi nga minusi. Kjo është e pamundur. Ata që kontrollojnë pushtetin mbi opozitën zyrtare janë njëlloj si ata që kontrollojnë pushtetin në qeveri.

Prandaj as nuk kanë mundësi që ta plotësojnë detyrimin parësor, të bëhen alternativë. Për më keq, ata nuk gëzohen dot as nga suksesi i drejtësisë. Nga që janë njëlloj, frikësohen po njëlloj nga përballja me drejtësinë si ata në pushtet edhe ata në opozitë. Kjo i bën këta kundërshtarët të jenë bashkë. Pasi i venë flakën Parlamentit shkëmbejnë mesazhe e mesazherë për gjëmën e përbashkët. Ata e shohin se si me ngadalë sharra e Drejtësisë po pret trarët e kalbur të çatisë të kësaj politike të zvenitur. Ata kanë zgjatur duart që të mbajnë çatinë që po bie. E kot. Askush nuk do të shpëtojnë dot.

Si fundi i një epoke politike 30 vjeçare është rradha e Shqipërisë të jetojë atë që shoqëri të tjeta demokratike e kanë kaluar para nesh. Ata që e kujtojnë operacionin e drejtësisë italiane, “mani pulite” – duart e pastra duhet të kujtojnë se asnjë nga ata politikanë që mbretëruan në Itali nuk mbijetoi dot. Asnjë nuk la dot një gjurmë të pastër në histori. Asnjë nga partitë që sunduan nuk mbijetuan dot. U shpërbënë ose mbetën si flamuj muzealë.

Nuk është më as Demokristiania, as Socialistia, e as të tjera. Mani Pulite – godit një klasë politike gjysëm shekullore të lidhur me krimin, me biznesin, me paligjshmërinë me mijëra fije kapilare. Edhe klasa jonë politike, në mos 50 vjet, 33 po i bën dhe i ka të gjitha këto karakteristika, edhe më të dukshme edhe më të prekshme. Për shkak edhe të përmasës së vogël të vendit, të gjithë takohen në bllok, apo në Lalëz. Ka një prirje prej 1 dekade në Bullgari, Rumani, Kroaci, Maqedoni, etj, për ta pastruar politikën e këtij rajoni nga kapja që i kanë bërë dinosaurët. Kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Këtyre u ka rënë çatia, siç po shohim çdo ditë dhe këta përpiqen ta mbajnë lart me duar.

Ta kenë të qartë pushtetarët politik të të dy krahëve që kanë shteruar dhe janë rreshkur ashtu siç ishin rreshkur byroistët monist të ‘90. Ta kenë të qartë edhe nepsqarët që karierën e kanë ëndër. Harresa i pret të parët, zhgënjimi i pret të dytët. Çatia që po priten trarët, nuk mbahet me duar.

Next Post
Po hynte në stadium për të parë Kombëtaren, zbardhen detaje nga arrestimi i Erzen Breçanit

Po hynte në stadium për të parë Kombëtaren, zbardhen detaje nga arrestimi i Erzen Breçanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The New York Times zbulon ‘pazarin’ Trump-Zelensky, çfarë përmban plani i presidentit të SHBA-ve

The New York Times zbulon ‘pazarin’ Trump-Zelensky, çfarë përmban plani i presidentit të SHBA-ve

October 20, 2026
Protestuesit nxjerrin molotovët te Rruga e Durrësit, i kishin maskuar si… Molto!

Protestuesit nxjerrin molotovët te Rruga e Durrësit, i kishin maskuar si… Molto!

October 20, 2026
500 ushtarë në Milano pas protestave të dhunshme, Meloni paralajmëron masa të ashpra sigurie

500 ushtarë në Milano pas protestave të dhunshme, Meloni paralajmëron masa të ashpra sigurie

October 20, 2026
Sindikata e Pedagogëve njofton bojkot të mësimit: Mblidhemi sërish nesër në orën 10:00

Sindikata e Pedagogëve njofton bojkot të mësimit: Mblidhemi sërish nesër në orën 10:00

October 20, 2026
Nafta arrin nivelin rekord në pesë muajt e fundit

Nafta arrin nivelin rekord në pesë muajt e fundit

October 20, 2026
Gurë drejt Ministrisë së Arsimit, ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve

Gurë drejt Ministrisë së Arsimit, ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve

October 20, 2026

“Dorëheqja e Ramës dhe dhuna në protestë”, PD kërkon seancë urgjente në Kuvend

October 20, 2026
Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

October 20, 2026
Shtatë ditë protestë, Policia: 51 prej të arrestuarve me precedentë për vrasje, pengmarrje, prostitucion, narkotikë, armë…

Shtatë ditë protestë, Policia: 51 prej të arrestuarve me precedentë për vrasje, pengmarrje, prostitucion, narkotikë, armë…

October 20, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Sherr me grushte dhe thikë në Gjirokastër, plagoset 43-vjeçari, arrestohet 20-vjeçari

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com