Themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i “Papa John”, tani me të vërtetë mund të pretendojë se duart e tij vlejnë shumë shtrenjtë.
John Schnatter i ka siguruar duart e tij krijuese të picave me 15.3 milionë dollarë dhe kështu i është bashkangjitur të famshmëve që sigurojnë pjesët e trupit të tyre trupore për shifra të mëdha parash.
Ndonëse 15 milionë dollarë mund të duket shumë e tepërt për duart, fytyra të tjera publike kanë paguar edhe më tëpër për gjëra të tilla.
Buzëqeshja e njohur e Julia Roberts është siguruar me 28.5 milionë dollarë, ndërsa këmbët e tij sportive, David Beckham i ka siguruar me 66 milionë dollarë.