• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Duan t’i denigrojnë figurën”, avokati i Beqajt: SPAK-u e ka “personale” me ish-ministrin

by S T
06/07/2024 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati mbrojtës i Ilir Beqajt, Ermal Yzeiraj ka dhënë një intervistë të shkurtër për gazetarët pas daljes së tij nga GJKKO.

Për të është marrë masa “arrest në burg” për korrupsion me fondet e BE-së në SASPAC. Avokati tha se Beqaj nuk i shmanget drejtësisë, ndërsa e gjithë kjo është një tentativë për 3 qëllime.

“Zoti Beqaj dhe personat e tjerë sqaruan dhe faktin në bashkëpunim sesi SASPAC-u me Ministrinë e Kulturës kishin organizuar një event dhe arsyeja pse një event i përbashkët mbante dy fatura që në dukje janë si zëra të publikuar, por faktikisht është për shkak të eventit që nga dita e parë e në vazhdim u nda salla në disa mikrofonë, panele e disa përkthime.

Zoti Beqaj sqaroi edhe gjykatën që kjo është një tentativë për ta denigruar si figurë, për ta nxjerrë si person që mund të akuzohet edhe për vjedhje nga më minimalet, nga më të voglat, për ta penguar zotin Beqaj që të vazhdojë të punojë për çështjen e sterilizimit në gjykatë dhe për të penguar edhe deklarimin e tij në Kuvend”.

Avokati u pyet se nga kush po bëhet kjo tentativë, për të cilën ai mendon se është organi i akuzës.

“Në mendimin tonë është pikërisht organi i akuzës i cili çështjen e zotit Beqaj ka personale sepse me këtë ka filluar edhe aktiviteti i SPAK-ut, me kallëzimet ndaj zotit Beqaj. Dështimi i çështjeve kryesore si “Sterilizimi” dhe “Check up”-i për akuzën është shumë domethënëse”.

Sa i përket vlerës totale të mashtrimit, avokati tha se e ka pyetur disa herë gjykatën, por nuk ka marrë një shifër si përgjigje.

“Është e paqartë sasia e parave që pretendohet se Beqaj ka përfituar dhe nuk ka nga SPAK-u një përgjigje në lidhje me këtë. Pa u përgjigjur sa është sasia, nuk mund të ngresh akuzë për zotin Beqaj”, përfundoi ai.

Next Post
Cristiano Ronaldo njofton planin për tërheqje: Pa dyshim ky është Europiani im i fundit

CR7 në lamtumirën e tij: Mirënjohës tifozëve për mbështetjen e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com