• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Duan ta bëjnë mish për top”/ Flet babai i ‘Zogut të Tiranës’: Është stresuar se e kanë lënë vetëm në qeli

by Java News
02/01/2020 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babai i Hermes Nikajt, njohur ndryshe si ‘Zogu i Tiranës’ ka mohuar akuzat kundër djalit të tij për prostitucion dhe shfrytëzim prostitucioni. Mariglen Nikaj ka telefonuar në emisionin e mëngjesit në Report Tv, duke u shprehur se djalin ia kanë futur në qorrsokak.

Babai i ‘Zogut’ deklaron se në momentin që djali i tij është kapur në një dhomë në autostradë bashkë me tre persona të tjerë, kanë qenë duke ndenjur normalisht dhe jo lakuriq. Sipas tij, më këtë që ai e cilëson si sagë, duan që djalin t’ia çojnë mish për top.

E ndërsa akuzon oficerët e policisë gjyqësore, prokurorët dhe gjyqtarët, ai thekson se djali i tij nuk ka asnjë makinë ‘Range Rover’ as apartament dhe as ambient në privatësi pas 9-Katsheve, por një dhomë të vogël atje (autostradë) dhe 200 mijë lekë të vjetra në bankë.

Por si është gjendja e ‘Zogut’ tani? I ati thotë se komunikon cdo ditë me të në telefon dhe se është i stresuar, pasi e kanë lënë vetëm në qeli. “Unë komunikoj cdo ditë me atë përmes telefonit të shtëpisë. Është një gjendje të mirë, ‘jam mirë’ më thotë, por është i stresuar, pasi është vetëm në një dhomë i mbyllur tek, pa asnjëri. Si mund të rrijë një njeri, edhe kafsha nuk rri dot vetëm’ tha ai. Shqiptarja.com ka zbardhur dosjen e plotë të gjitha përgjimeve të ‘Zogut të Tiranës’ dhe rrjetit të prostitucionit, ku dalin në skenë edhe emra të njohur të showbizi.

Intervista e babait të Hermes Nikajt në Report Tv

Përshëndetje! Jam një qytetar i Rrugës së Durrësit, kam një problem që lidhet me konfliktin tim të interesit. Ka kohë që rreth një muaj e gjysmë që të gjithë qytetarët janë të frustruar nga disa lajme të habitshme për një djalë që është në burg tani, gazetar Hermes Nikaj. Jo vetëm që janë të gënjeshtra të gjitha ato që flasin gazetat dhe televizionet, por një gazetar nëse është i ndershëm duhet të shkojë ta pyesë atë djalin që është në burg. Si ka mundësi që shkruhet dhe nuk jepet emri në gazetë, jam i sigurt se i merr të gatshëm nga OPGJ-të dhe i shkruan.

Ju çfarë e keni Hermesin?

Unë jam i ati i atij. Prandaj të thashë se flas për konflikt interesi dhe të gjithë këto lajme, nuk e di kush i suporton.

Ju thoni se nuk ka lidhje fare me këtë histori?

Djali im nuk ka lidhje dhe atje ku shkuan dhe i kapën në autostradë në dhomë, janë të gënjeshtra. Në cdo rast policia fotografon dhe i jep në lajme, ndërsa në atë dhomë kanë qenë të tre duke ndenjur, as lakuriq, janë gënjeshtra të disa njerëzve të korruptuar në polici që me siguri edhe ata do i fshijë vetingu.

Gjykata, sepse djali juaj e apeloi shkallën e parë dhe sërish e la në burg, si e shpjegoni?

Gjykata e la në burg, në seancën e gjyqit nuk na futën fare. Djali im më tha se tre sekonda foli, foli prokurori dhe tre anëtarët e trupit gjykues, nuk dhanë asnjë argument tjetër,  e morën cdo gjë të mirëqenë. Ata i thanë 15 ditë burg dhe ata e mbajtën e akoma, por si mund ta mbash, kur tjetri jep 15 ditë dhe ata e kthejnë, si mund ta kthejnë kush i bën presion?

Pse e ka ngatërruar djalin tuaj në këtë histori?

Tre veta janë gjithsej dhe asnjë argument nuk kanë, jo ka marrë lekë, jo ryshfete, jo ka një makinë Range Rover, jo apartament, ai 200 mijë lekë të vjetra në bankën e shtetit. Janë të gjitha mashtrime dhe janë njerëz të vecantë që e kanë bërë këtë punë. Se nuk ka mundësi. Kam një shtëpi modeste, jam 70-vjeç në Rrugën e Durrësit.

Ju thoni se nuk ka lidhje?

Jo vetëm që nuk ka lidhje, por njerëz të veçantë kanë shkuar dhe e kanë çuar mish për top. Edhe ajo goca që del me emra në televizione në rehabilitim atje, ajo 10 vjet më e madhe se djali im, edhe e paska marrë djali im për dore e paska hipur në katin e pestë, a ka më budallik se kjo?

Kush janë këta që e kanë çuar mish për top?

Jo mundet, po as nuk diskutohet.

Por kush janë këta njerëz?

Shumë shpejt kam edhe unë njerëzit e mi dhe do të bëj një artikull, por shyqyr zotit që ju më dhatë një mundësi që të flas, ju falenderoj nga zemra që më dhatë një mundësi. Por ju them se e gjitha është e sajuar, ky kalvar. Ai jo vetëm që nuk ka makina Range Rover, ai është një djalë si gjithë të tjerët me punë ne vet ka punuar në disa televizione. E si ka mundësi një nga njerëzit që ka punuar kaq vite të mos thotë një fjalë të mirë për atë, por kanë dalë tre gazetarë…

Ju keni komunikuar me djalin, cfarë iu ka thënë?

Unë komunikoj cdo 7 ditë. ‘Absolutisht asgjë nuk kam bërë’ thotë baba, edhe u qëndron fjalëve, as kam marrë lekë dhe as ryshfet dhe as prostitucion. Ku e panë ata lakuriq? Ishin 10 vetë tha ky i policisë, 10 meshkuj dhe femra duke kërcyer, por janë të gënjeshtra nga më të tmerrshmet. Unë po flas se jam i revoltuar. Ai ka një dhomë të vogël atje dhe as më tepër, cfarë ka? Ku janë këta Ranger Rover apo butiku në privatësi pas  9-katsheve? Janë gënjeshtra dhe të sajuara.

Next Post
Presidenca e BE-së/ Ruçi letër homologut kroat: Besojmë se do të çelen negociatat me Shqipërinë

Presidenca e BE-së/ Ruçi letër homologut kroat: Besojmë se do të çelen negociatat me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

November 14, 2026
Berisha “braktis” thirrjet për protesta, rikthehet te bashkëbisedimi live me qytetarët në rrjetet sociale

Berisha “braktis” thirrjet për protesta, rikthehet te bashkëbisedimi live me qytetarët në rrjetet sociale

November 14, 2026
20 milionë dollarë të sekuestruara në Hungari, paratë ishin groposur në pyje e fshehur në magazina, hetimet çojnë te ish-ministri i Orbanit

20 milionë dollarë të sekuestruara në Hungari, paratë ishin groposur në pyje e fshehur në magazina, hetimet çojnë te ish-ministri i Orbanit

November 14, 2026
Operacioni “Hijet e Natës” zbulon pesë vjedhje makinash në Fier! Arrestohet 51-vjeçari, dy bashkëpunëtorë në kërkim

Operacioni “Hijet e Natës” zbulon pesë vjedhje makinash në Fier! Arrestohet 51-vjeçari, dy bashkëpunëtorë në kërkim

November 14, 2026
Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyllura

Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyllura

November 14, 2026
Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta në Mirditë, në pranga 23-vjeçari, i vëllai ende në kërkim

Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta në Mirditë, në pranga 23-vjeçari, i vëllai ende në kërkim

November 14, 2026
VIDEO/ Asambleja e PS-së në Lalëz, mbërrijnë ministrat dhe deputetët

VIDEO/ Asambleja e PS-së në Lalëz, mbërrijnë ministrat dhe deputetët

November 14, 2026
S’ka kuorum në Kuvendin e Kosovës, shtyhet seanca për projektligjin që synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale

S’ka kuorum në Kuvendin e Kosovës, shtyhet seanca për projektligjin që synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale

November 14, 2026
Sot Asambleja e PS-së, zbardhet letra e Veliajt për anëtarët: Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!

Sot Asambleja e PS-së, zbardhet letra e Veliajt për anëtarët: Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!

November 14, 2026
Trump pezullon sanksionet e reja kundër Rusisë të miratuara nga Kongresi

Pas ndërprerjes së fluturimeve në SHBA, Trump kërkon 30 miliardë dollarë për modernizimin e kontrollit ajror, ja çfarë pritet të ndryshojë

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In