• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duan konflikt”/ Rama nga Fieri: Opozita dërgoi në Kushtetuese vendimin për ndërtimet pa leje, është hapur sërish thesi i rublave ruse

by Java News
22/10/2022 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Kryeministrin Rama opozita ka dërguar në Kushtetuese ligjin për ndërtimet pa leje pasi kërkon konflikt dhe se ka marrë para.

“I është ofruar lekë i madh, është hapur thesi i rublave nga e para për të bërë prapë konflikt e për të na e vendosur neve dopjo gjashtën”, tha Kryeministri në një takim në qytetin e Fierit.

Ai foli edhe për votën demokrate në Këshillin e Evropës pro Dick Marty, e ndikuar sipas tij nga paratë e Rusisë.

“U morën para rusëve për të fituar zgjedhjet me Partinë Socialiste. Nuk paska qenë dhe aq pa lidhje vota e tyre për raportin e Dick Marty.  Si mund t’i bashkonte votat përfaqësuesi i PD me delegacionin rus atje. Pse nuk votoi Damian Gjiknuri atë palo rezolutë? Pse nuk e votoi Shpëtim Idrizi?”, tha Kryeministri Rama.

Ai është shprehur se askush prej qytetarëve nuk e ndien rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Rama thotë se 80 % të çmimit të energjisë e paguan qeveria e 20 % e paguajnë vetë qytetarët.

“Askush nga ju nuk e ndien krizën e energjisë, sepse këtu 80 % ua paguan qeveria, vetëm 20 % paguani vetë. Përralla se ne kemi ujë, e nuk kemi nevojë për të tjerët. Këto vijnë nga këto burime që ushqejnë injorancën. Ne prodhojmë 75% në ditët më të mira. 25 % duhet të dalim e t’i blejmë në tregun ndërkombëtar ku përballemi me çmime katastrofike. Nëse ne do të kishim rritur edhe energjinë, bizneset do i kishin rritur edhe më shumë çmimet e ushqimeve, duke barazuar vendet e rajonit ku çmimet janë tejet të larta.

Skavica është në rrugë për t’u ndërtuar dhe bashkë me Hec-et lundruese në për një periudhë do të arrijmë që të mos blemë më energji, por vetëm të shesim. Nuk kemi bërë atë që pensionistët meritojnë, sepse nuk ka qeveri që e bën, por kemi bërë aq sa kemi mundur. Ne do u japim bonusin e posaçëm në fillim të dhjetorit, që ta kenë për vitin e ri e të mos jenë të tmerruar nga inflacioni. Pedagogëve ju është rritur paga më shumë, me 7%, siç ju rrit gjithë administratës. I rritën edhe nga vetja 8% dhe vajti 15 %. Edhe kërkojnë më tepër.

Si mund të kërkohet kjo. Në një kohë që ata marrin rritjen më të madhe e të kërkojnë më tepër në një kohë që ne duhet të luftojmë për rritjen e pensioneve të pensionistëve dhe pagave të zjarrfikësve. Gjërat bëhen sipas mundësive. Puna kërkon kohën e vetë. Shiheni se çfarë kemi bërë në Fier, edhe prapë ka nevojë për ndërhyrje. Atëherë si i bëjmë, vetëm duke bërë punët e duhura, duke qenë të vetëdijshëm që jo çdo gjë e bëjmë mirë”, tha ndër të tjera në Fier Kryeministri./m.j

Next Post
“S’kisha marrë qetësuesin, dola jashtë kontrollit”/ Vjollca tregon momentet e vështira: Miqtë më bërtisnin e më shanin pse…!

"S'kisha marrë qetësuesin, dola jashtë kontrollit"/ Vjollca tregon momentet e vështira: Miqtë më bërtisnin e më shanin pse...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Avokati i Veliajt: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e mbrojtjes britanike me Veliajn!

September 11, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për qytetarët

September 11, 2026
Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

September 11, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç njofton dhe dorëheqjen nga posti

September 11, 2026
Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

September 11, 2026
Përse shqiptarët duan Europën, por jo Shqipërinë

Rritet emigrimi: Mbi 68 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE gjatë vitit 2025

September 11, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

September 11, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro thyen rekordin historik, zbret poshtë 92 lekëve

September 11, 2026
“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

September 11, 2026
Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com