• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Duam financime nga BE’/ Balla prezanton konkluzionet e ministerialit euro-ballkanik: Të mbrohemi nga sulmet kibernetike. Bashkë…!

by Java News
14/09/2023 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri Taulant Balla ka prezantuar konkluzionet e ministerialit euro-ballkanik të Ministrave të Brendshëm nga Bashkimi Evropian, duke e vendosur theksin tek sulmet kibernetike.

Sipas Ballës, Ministrat e Brendshëm kanë rënë dakord për një bashkëpunim të bashkërenduar mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për mbrojtjen nga krimi organizuar dhe trafiku i narkotikëve, nën “ombrellën financiare” të BE-së.

Balla u shpreh se mbështetja financiare e BE-së është e nevojshme për fuqizimin e kapaciteteve për mbrojtjen nga sulmet kibernetike, procesin e digjitalizimit, mbrojtjen e sigurisë së kufirit dhe emigracionit.

“Ministrat e Brendshëm u takuan në Tiranë për të diskutuar mënyrat konkrete për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen për të vënë në zbatim programin e çështjeve të brendshme të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ministrat e Brendshëm theksuan vlerën strategjike të fuqizimit të besimit dhe përmirësimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar transkombëtar, rritjen e bashkëpunimit brenda sferës së menaxhimit të integruar të kufirit dhe eksplorimin e mënyrave të tjera për të trajtuar çështjet e sigurisë kibernetike në një përpjekje të bashkërenduar rajonale.

Së treti, ministrat ranë dakord për të pasur një fokus më të fortë tek menaxhimi i integruar i kufirit, për fshirë këtu zhvillimin e strategjive, bashkërendimin e mëtejshëm të nismave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërkohë që kërkojnë një mbështetje më të fortë nga BE për fuqizimin e kapaciteteve, procesin e digjitalizimit, të sigurisë së kufirit dhe emigracionit.

Së katërti, duke pasur parasysh rëndësinë e planeve ekszistuese si plani i veprimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, kishte marrëveshje për të ruajtur momentin dhe punën e duhur. Për të trajtuar çështjet migratore si domosdoshmëri në rajon dhe domosdoshmëria për mbështetje të mëtejshme nga partnerët evropian për ndërtimin e sistemeve të shkëmbimit të informacionit, veprimeve të përbashkëta dhe analizës së riskut për të monitoruar kufijtë në mënyrë efektive dhe kontrollit të krimeve të kalimit kufitar, u theksuan si thelbësore në këtë moment, përfshi këtu edhe trajnimet dhe pajisjet që kërkojnë.

Së pesti, ministrat theksuan vendosmërinë e tyre në luftën kundër krimit të organizuar që po shkakton dëm të madh financiar dhe minon të drejtën e qytetarëve për sigurinë dhe kohezionin social dhe besimin e tyre në sistemin dhe proceset demokratike.

Taskforca të përbashkëta.

Lufta kundër krimit kërkon angazhim të bashkërenduar.

Pjesëmarrësit theksuan bashkëpunimin ndërkombëtar që kërkohet duke pasur parasysh natyrën transnacionale të krimeve kibernetike.

Mbështetje e bashkërenduar operacionale dhe teknike. Vendet e Ballkanit perëndimor kanë kërkuar të jenë pjesë e rrjetit CSIRT. Po ashtu shprehën nevojën për trajnime e teknologji për ekspertët e sigurisë kibernetike. Këto janë thelbësore në përgjigjen e sulmeve kibernetike. Gjithashtu janë të domosdoshme mbështetjet financiare të përcaktuara për çdo shtet”- tha ndër të tjera Balla./m.j

Next Post
Ngjarja tragjike: 3-vjeçari mbytet duke ngrënë rrush

Detajet e para/ Ngjarja e rëndë: 45-vjeçarja në Tiranë hidhet nga kati i pestë dhe...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

April 9, 2026
A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

April 9, 2026
“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

April 9, 2026
Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
“Na duhet një mandat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një mandat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In