• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Duam drejtësi për sulmin në Banjskë”, Gjermania i tregon vendin Serbisë: Mjaft u ankuat për Kosovën

by B K
02/07/2025 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania i tregon vendin Serbisë, pas ankesave të shumta në drejtim të Kosovës. Ambasada e qeverisë së Berlinit në Prishtinë, kritikoi ashpër Beogradin sepse nuk po i trajton me seriozitet kërkesat për ndjekjen penale të personave përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë.

Madje përfaqësia diplomatike përmend një shprehje gjermane që simbolikisht fton shtetin serb të bëjë detyrat e caktuara, përpara se të kritikojë veprimet e Kosovës.

“Fakti që udhëheqësi i vetëpranuar i atij sulmi, serbi i Kosovës dhe ish-nënpresidenti i Listës Srpska, zoti Radoiçiç, ka pranuar përgjegjësinë publikisht, por vazhdon të lëvizë lirshëm në territorin serb, dobëson thellësisht përpjekjet për ndërtimin e besimit dhe përgjegjshmërisë në rajon. Në gjermanisht themi, ‘së pari pastroni para derës suaj’. E përshtatur për situatën aktuale, kjo fjalë e urtë na kujton se duhet të rregulloni shtëpinë tuaj para se të akuzoni vazhdimisht Kosovën për vendimet e saj”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Personat e akuzuar për sulmin terrorist më 24 shtator, 2023, u panë më 28 qershor në Parkun e Pionierëve në Beograd, përballë zyrës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Reagimi i ambasadës vjen ndaj letrës se fundit të kryenegociatorit serb për dialogun, Petar Petkoviç, ku ai i bën thirrje Bashkimit Europian, Shteteve Anëtare dhe palëve të tjera të ndalojnë atë që e përshkruan si “veprimet përshkallëzuese të Prishtinës”, konkretisht ndërtimin e dy urave shtesë mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Përfaqësia diplomatike kritikon dhe qeverinë e Kosovës për urat mbi Ibër duke cilësuar këtë iniciativë si “veprim përshkallëzues”. Megjithatë, sipas ambasadës, thirrjet për ulje të tensioneve duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjitha palët.

Next Post
Nga Edona Bilali tek Gjylameti! Ja gratë që morën mijëra vota por që nuk u përkthyen në mandate deputeti

Nga Edona Bilali tek Gjylameti! Ja gratë që morën mijëra vota por që nuk u përkthyen në mandate deputeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In