• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dualiteti 11-18, demokracia, dhe pjellat e shoqërisë shqiptare

by A R
11/12/2021 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Loer Kume

Në Shqipëri në diskutimin e përgjithshëm publik flitet prej të paktën 30 vjetësh, lirshëm, për demokracinë. Dhe kjo është një nga fjalët (bashkë me fjalën intelektual) më të abuzuara dhe të pakuptuara sot e kësaj dite.

Përgjithësisht me demokraci në Shqipëri diskutohen të drejtat, për të folur lirshëm, zgjedhur lirshëm, e bërë gjëra lirshëm. Këto mundësi në të vërtetë janë të drejtat e njeriut.

Por, që shqiptarët, duke mos pasur kulturë sociale (këtu përfshihet dhe të mospërshtyrit në tokë nëpër trotuare) e kuptojnë për demokraci.

Demokracia në të vërtetë është buisje idesh. Përballje e përplasje idesh mes njerëzve brenda një shoqërie. Lufta zhvillohet në lëmin e parimeve dhe ideologjive se si organizohet shoqëria, si bëhet shpërndarja e të mirave, grumbullimi, kush e kontrollon, si e sa kontrollon, roli i pushtetit dhe i shtetit, aplikimi i të drejtave dhe detyrimeve. Dhe këto ide kanë teoricienë dhe filozofë dhe mendimtarë që I shtrojnë dhe mbrojnë, dhe kanë popuj që I kuptojnë, përqafojnë apo kundërshtojnë.

Por, në arenën tonë social-politike kurrë asnjëherë nuk ka pasur ide që janë në origjinë dhe përkthehen në aksione sociale e politike, sidomos këto 30 vite.

thene kjo, mund të arsyetojmë mire e bukur mbi arsyet pse ka fenomene kaq primitive politike në Shqipëri, që shfaqen e rradhes e kanë ne fenomene dykuvendesh e ngjarjesh qesharake të këtij kalibri injorant sot, në arenën politike të së djathtës shqiptare.

Që kur Partia e vjetër e Punës u nda në dy krena në 1990 e largët, të dy partitë bija thjesht u anuan me detyrim-përcaktim majtas apo djathtas, duke u vetëquajtur të majtë e të djathtë kryesisht në bazë të trashgimisë, dhe jo të ideologjive të caktuara dhe një debati të caktuar që venë përpara detyrave të majtën e të djathtën europiane sot. Në Shqipëri nuk pati ideologë politikë kurrë, po veç ideologë sajesash e lekësh, se si të dilnin nga halli dhe situata e postdiktaturës. Dhe kjo, jo se nuk kishte njerëz të kulturuar në tryezë, por sepse u fokusuan në të qënit pa bukë, të trallisur nga hapja e perdes dhe shfaqja e të vërtetës, se si ne ishim realisht përpara botës.

Kështu, nuk pati kurrë etër filozofë e shpirtërore të së majtës veç Dritëro Agollit, që e fitoi atë status me Mea Culpa e tij, dhe qënien e tij të urtë dhe paqtore. Dhe sigurtisht, atit shpirtëror dhe filozofit të së djathtës, së paku të së djathtës sot, që është Sali Berisha, një ish komunist, I kthyer ne kryedemokrat, me qënien e tij egërshane të dyzuar prej mjeku, e bajraktari të etur për pushtet.

Ndaj, duke mos pasur kurrë dy parti me bosht të qartë ideologjik, dhe duke drejtuar Shqipërinë dy parti që nuk e kanë të qartë të majtën e të djathtën, por ngatërrojnë reformat dhe politikat me njëra-tjetrën.

Për të majtën në pushtet në mandatin e tretë nuk ka shumë vend për të diskutuar në këtë shkrim, me apo pa ideologji, Rama është kryeministri I zgjedhur tre herë.

Sot, në këtë ditë, jemi përballë një debati të nivelit ordiner brenda së djathtës, që nuk shtrihet në ide e rrahje idesh, por në thashetheme, fyerje publike e private, e përplasje individësh e personash.

Përplasje praktikisht midis Berishës, një njeriu te etur për pushtet dhe për mbrojtje të trashgimisë së tij, një krijese politike që nuk përfaqëson asgje e asnjë shtresë sociale përveç injorancës publike politike, gjenialitetit provincial shqiptar te të hedhurit, hilesë, futjes, të fortit politik e publik, Makiavelit, personit që rrezaton merr atë që do në je mjaftueshëm I fortë, I cili apelon dhe simbolizon shqiptarin tipik të këtyre 30 viteve dhe më tutje, lëpi të fortin, gërmushju të dobëtit, kontrollo njerëzit, emocionet e tyre, përfito dhe ec përpara, dhe Bashës, pjellës së tij devijant, aberracionit të Partisë Demokratike, që simbolizon një butak, të cilin e rrisin dhe e majmin në inkubator për ta ngrënë më pas në gjethe sallate, një person politik që nuk është, mungon, e mund ta quajmë ‘ai që nuk duhet të ishte fare’

Basha është personi i gabuar në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar, praktikisht nuk ka asnjë lidhje me një krijesë politike.

Dhe kjo është ajo çka e bën Bashën aq të brishtë dhe të pakuptimtë në pozitat e kreut të partisë Demokratike. Por do ishte perfekt patjetër për çfarëdo sipërmarrje tjetër, personale, private të cilën nuk kemi interes publik ta dimë.

Ndërsa Berisha, pse Berisha është prej tre dekadash një nga njerëzit me popullorë e me ndikim në vend, sepse pikërisht ky person përfaqëson një shumatore të asaj çka shqiptarët janë. Mungesë kulture, shpirt mbijetese, me çdo kusht, asnjë kriter dhe qasje sociale europiane por rrezaton dhunë, injorancë, agression, forcë, një nocion Dum Babe, te i cili ngjiten shumica e shqiptarëve, identifikohen, eksitohen sapo ai thotë ‘jam Sali Berisha unë’ sepse ky është niveli kulturor shqiptar, njerëzit më së shumti kërkojnë babën.

Ky mund të duket sikur është çeshtje e brendëshme e Partisë Demokratike, por në të vërtetë është shembëlltyrë e gjysmës së zgjedhësve të këtij vendit tonë. Shëmbëlltyrë e asaj çfarë teorikisht mund të prodhojë gjysma e shqiptarëve.

Dhe për sa kohë Partia Demokratike ofron kështu zgjedhjesh e zgjidhjesh, situata e brezave që duhet të kishin marrë dallgën tani, që duhet të drejtonin vendin, njerëzve të zgjuar, kulturuar, formuar, dhe të gatshëm për të marë role sociale, duket keq e më keq. Sidoqoftë, ditë më të mira do të vijnë.

Next Post
“Jam për Berishën”/ Edhe Agustin Kola në “Air Albania” në rolin e delegatit të PD: Kë të mbështes, ata komunistët

"Jam për Berishën"/ Edhe Agustin Kola në “Air Albania” në rolin e delegatit të PD: Kë të mbështes, ata komunistët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com