Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, doktoreshë Dhurata Tarifa ka ndarë një mesazh të rëndësishëm për të gjitha gratë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ka shpallur mjeken Tarifa, si mekjen e muajit, e cila shërben prej gati 36 vitesh shërben me përkushtim në shërbimin Onkologjik në Qëndren Spitalore Universitare në Tiranë.
“Dr. Dhurata Tarifa e ka gjithmonë një fjalë të mirë për pacientët e saj. Thotë se ajo që e emocionon më shumë është kur takon pacientë që ka patur 30 vite të shkuara, që ia kanë dalë ta mundin sëmundjen”, -thotë Manastirliu për mjekjen.
Ndërkaq, Tarifa ka ndarë një mesazh të rëndësishëm për të gjitha gratë. “Duajeni veten, kujdesuni për veten, bëni kontrollin periodik sepse shpëton jetën”, përfundon doktoresha.
a.ç