• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duaje emrin tënd

by A R
21/04/2023 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Magdalena Ramohito

Ky, që kam vënë si titull, më kujtoi një film të realizmit socialist aty nga viti 1984, ndërsa çështja e ditës nëpër media elektronike edhe në rrjetet sociale ishte këto ditë, vendosja e emrit të drejtuesit të koalicionit ‘Bashkë fitojmë’, kur Komizioneri i Zgjedhjeve Z. Celibashi mori vendimin, që Koalicioni BF të mos kishte fare emër të drejtuesit të tij. Pasi çështja kaloi në KAS dhe përpara se KAS të merrte vendimin Partia e Lirisë dërgoi një shkresë zyrtare, me anë të së cilës kërkohej, që si drejtues i koalicionit në fjalë, të mos vendosej emri i Ilir Metës, por ai i Sali Berishës. Si përfundim KAS vendosi, pavarësisht nga kërkesa, që emri i drejtuesit të koalicionit të jetë ai i Ilir Metës.

Besoj se nuk ka mbetur njeri pa e kuptuar në këtë vendin tonë të bukur faktin, se interesi i Sali Berishës është që koalicioni BF, të kryesohet me emrin e tij dhe jo atë të Ilir Metës dhe shkresa e dërguar nga vetë Ilir Meta në KAS, kërkontë pikërisht këtë gjë.

Në bazë të ligjit koalicioni BF, duhet të mbajë emrin e Ilir Metës. Dhe pyetja e gjithë secilit është, çfarë vuajtje e madhe mund t’a detyrojë një njeri kushdo qoftë ai, të pranojë të shkelet ligji, për faktin e thjeshtë se ai nuk ndjehet ‘krenar’ me emrin e tij? Nuk di ta them, por këtë gjë edhe në ëndërrën time më të keqe, nud do e duroja dot të më ndodhte.

Edhe feja muslimane e konsideron emrin e njeriut si gjëja, që më së shumti e konfirmon personalitetin dhe individualitetin njerëzor. Për këtë arsye, islami iu sugjeron muslimanëve që fëmijve t’u japin emra të bukur. Emri nuk duhet të jetë një peshë që t’i sjellë mërzi njeriut, prandaj Pejgamberi ka pasur zakon t’u sugjerojë njerëzve ndërrimin e emrit.

Nuk besoj se Ilir Metës nuk i pëlqen emri i tij, pasi sipas ligjit ai do të ishte i lirë t’a ndërronte atë. Me këtë akt ai ka konfirmuar ‘deja’ të gjitha akuzat që i janë bërë nga individë konkret, ish deputet të PD, Avokat edhe TV kombëtare, por edhe perceptimi i gjithë popullit shqiptar si një poitikan pa skrupuj moral, i cili për interesa materiale dhe në këtë rast për mbijetesë politike të shkelë jo vetëm ligjin, por edhe dinjitetin e tij.

Më kujtohet dita kur ai u ‘pagëzua’ si Kryeministër në prezencë të gazetarëve, me dy duart sikur po e shtrëngonte fortë foltoren e vogël transparente, me buzë të shtrënguara dhe sy kërcënues pa parë drejt ndonjë objekti, më dha përshtypjen e një njeriu që gjendej përballë personit, me të cilin do të zhvillonte mundjen. Ai me një zë të fortë kërcënues dhe deklamues tha: “ Unë këtu nuk jam kot”. U duk qartë se ai nuk po komunikonte me popullin, i cili duhej të ishte qëllimi për të cilin kishte dalë përpara kamerave, por me një subjekt të caktuar, i cili ndoshta nuk ishte aty prezent, por këtë deklamacion duhej t’a dëgjonte mirë.

Aty thashë me vete, tani u kompletua Klasa Politike Shqiptare. ‘Dy Salij në një derë’, të cilën koha e vërtetoi. Analistët, të cilët filluan të mbijnë në atë kohë, hamendësonin në analizat e tyre duke parë vetëm 1/8 e aisbergut, sepse politika e tillë është. 7/8 e kanë parë punonjësit e administratës shtetërore dhe Stafet e Ambasadave në kohën, kur ai ishe Kryeministër, por edhe si Ministër i jashtëm. Ai sundoi duke mbjellë frikë, miltantizëm të detyruar dhe korrupsion edhe kur ishte në koalicion me dy partitë e mëdha.

Kam takuar nëpër ambasadat tona nëpër europë njerëz, që jetonin nën terrorin e përgjuesve nëpër banesat e tyre. Kam parë gjithashtu nëpunës të administratës, që iu kthenin shpinën kamerave nëpër korridore dhe trembeshin nga ndonjë rregjistrim bisesede me anë të telefonit. Kishte ndodhur një rast, të cilën e kishin larguar nga puna me anë të përgjimit.

Kërcënimet horror që bënte nga zyra e Presidentit dhe më pas ato që ‘do t’i binte më të fortit’ si edhe thirrjet se do merrte nën udhëheqjen e tij opozitën rezultuan të vërteta. Problemi që ai ka sot është vetvetja. Nuk rezultoi se mund t’i bjerë më të fortit, popullariteti i tij është në kuotën 1%. Ma merr mendja se po të vendosej në pyetësorët e sondazhit, qoftë edhe emri i mjë qytetari sa do pak publik mund të merrte 2%. Frika që ai ka nga emri i tij e zvogëlon akoma më shumë, ndërsa daljet e tij të përditshme në fushatë duke shpifur me akuza politike për qeverinë nuk kanë fare peshë.

Gruaja e tij para disa kohësh u betua publikisht se, këtu do të më keni edhe tridhjetë vjet, pas meje edhe vajzën time. Të njëjtën deklaratë ka bërë edhe ai. Na ka fyer tmerrësisht inteligjencën tona, madje turpi na mbuloftë, që i kemi duruar edhe pasi i pamë ‘me bllok në dorë’, duke u kënaqur me faktin se ‘cfarë ke bërë do të të bëhet’.

Turpi i mbuloftë militantët e PD, nëse do të pranojnë, që votat e tyre t’i shpien te Ilir Meta dhe jo tek PD, të cilën e njeh ligji dhe gjithë faktori ndërkombëtar, sepse ajo është në fakt partia e të gjithë demokratëve dhe jo parti personale e dikujt. Të votojnë te partia ku drejtuesi i saj nuk ka as frikë edhe as turp nga emri i tij. Krejt e kundërta është e vërtetë. Ai është krenar dhe na bën të gjithëve krenar me emrin dhe staturën që ai ka.

Next Post
Sherr me thika në shtëpi, dy të rinj plagosin njëri-tjetrin në Rrëshen

Sherr me thika në shtëpi, dy të rinj plagosin njëri-tjetrin në Rrëshen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In