• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dua t’ju njoh me Milenen!

by Rudina Xhunga
30/05/2018 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Xhunga

Sot njoha Milenën, një zonjë me të zeza, nga ato që nëse nuk do e takoja, do kisha humbur shumë.

Milena do më mbesë gjatë në mendje, jo pse më bëri të qaj, po se më bëri të mendoj.

Është mbushur jeta jonë me skema e skena patetike, që po na trajtojnë si pacientë telenovelash.

Milena që do ju tregoj është tjetër gjë.

Ishte ajo vajza e re, brisk nga goja që takoi Gentin disa vite më parë dhe ra në dashuri.

Po për të shkuar më tej, kishte një kusht;

“Unë martohem, nëse i japim fjalën njëri- tjetrit, që një ditë pavarësisht se do të kemi fëmijë, do birësojmë një vajzë të vogël”.

Genti nuk u çudit fare, me kërkesën e grua së ardhshme, se qëlloi që e kishte edhe vetë, me qejf shumë.

U martuan dhe bënë një vajzë. Ndërsa bukuroshja po rritej, mami Milena ishte gati për djalin. Sakaq nisën edhe procedurat e kujdestarisë për Lean, një vogëlushe e Shtëpisë së Foshnjës.

Milena mbante na bark të birin dhe trajnohej si nënë kujdestare për Lean që do të vinte.

Ditën që shkoi të sillte në jetë djalin, Genti nuk erdhi dot.

Ai nuk erdhi dot asnjëherë. Sepse e la zemra, në moshën 36-vjeçare. Nuk ia doli t’i mbijetojë atakut.

Nuk e njohu të birin.

Milena doli nga materniteti me djalin ne krah, vajzën përdore, vetëm, pa babin.

Por premtimi që i kishin dhënë Leas ishte premtim jete. Të tre bashkë shkuan dhe e morën.

Dhe bashkë të katërt jetojnë përditshmërinë, duke të edukuar me jetën që ka humbje, përkohshmëri, dhe idenë se e vetmja që s’vdes kurrë është dashuria për tjetrin.

Milena erdhi për të ndarë historinë e saj, në një takim të Ogerta Manastirliut, që synon të nxisë birësimin dhe kujdestarinë për jetimët.

Një takim ndryshe, për fëmijet si gjithë fëmijët.

Aty e takova Milenën. Iu luta ta tregonte historinë e saj , për të gjithë, por nuk donte. Nuk jam heroinë tha, jam nënë.

Epo unë nuk mundesha, të mos e ndaja, sepse Milena nuk është thjesht nënë, është grua nga ato që shohim e nuk ndalojmë t’i njohim në vrapin tonë gjithë frikëra e dilema, gjithë ankthe për fëmijët tanë, shëndetin, arsimimin, dhe të ardhmen e këtij vendi , ku po i rrisim.

Milena ka ankthet e saj, por nuk i bërtet. Ai portret i dashur dhe i mençur, u ngrit ngadalë drejt skenës dhe tregoi si rrit Lean me dy fëmijët e saj, si një fëmijë te tretë.

Sado që kjo të zgjasë thotë Milena, sepse ajo e di mirë se asgjë nuk zgjat përgjithmonë, por aq sa zgjat, të mundesh ta mbushësh me dashuri.

Nga ato që nënat kanë.

Ndaj kjo fushatë birësimi i drejtohet kryesisht nënave, dhe unë shkova e dhashë një dorë, siç do e bëj sa herë të më ftojnë, sepse jam një nënë që dua t’u flas nënave të tjera që nuk kanë fëmijë, me fjalët e një fëmije të birësuar: “Mua , mami nuk më bëri nga barku, më bëri nga zemra”.

Zonja, paçi zemër të madhe dhe lindshi fëmijë nga zemra!

(dritare.net)

Next Post
I kërkoi Rama dorëheqjen, drejtori i Transportit në Gjirokastër largohet nga detyra

I kërkoi Rama dorëheqjen, drejtori i Transportit në Gjirokastër largohet nga detyra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In