• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dua ta vras”, ditari i nxënëses 8-vjeçare nga Tepelena që dhunohej nga mësuesja

by A R
06/03/2017 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër skandal është regjistruar në radhët e arsimit, ku një mësuese pranon se dhunon psikologjikisht dhe fizikisht nxënësen e klasës së saj. Një vajzë 8­- vjeçare, nxënëse në klasë të tretë në një shkollë fshati në Tepelenë është dhunuar vazhdimisht nga mësuesja e saj. Mësuesja Rudina Çibuku pranon se e ka sharë dhe goditur disa herë nxënësen, duke u justifikuar se vajza 8 vjecare është fëmijë i vështirë.thumbnail_Still0306_00020

Gazetarët e Fiks Fare shkuan në Tepelenë, në shkollën “Xhevi Çela” në fshatin Izvor. Takuan Esiadën dhe mamin e saj. Xhevo Çela tregon dhunën, ndërsa thotë se kjo dhunë ka sjellë acarim të vajzës, deri aty sa nuk do të shkojë në shkollë. Mamaja e Esiadës thotë për Fiksin se është shumë e shqetësuar për vajzën e saj, pasi ka një vit e gjysmë që mësuesja e saj ushtron dhunë të vazhdueshme. “Vajzën ma rreh mësuesja, i thotë budallaçkë, hajdute, i përplas kokën në dërrasë” shprehet Xhevoja me lot në sy. Ajo ka kërkuar disa herë ndihmën e drejtorit të shkollës, por që asnjëherë nuk ka marrë zgjidhje. Kjo e ka detyruar ti drejtohet Fiksit. “Ju lutem më ndihmoni e kam litarin në fyt” thotë ajo.

thumbnail_Still0306_00027

Ditari: Dua ta vras mësuesen, të iki nga shtëpia
Vajza e mitur ka shkruar në fletore për të gjitha shqetësimet në shkollë. Ajo ka mbajtur një ditar, duke shkruar se mësuesja i ka përplasur kokën në dërrasë të zezë. Madje ajo ka shkruar se donte ta vriste mësuesen dhe të ikte nga shtëpia. Ndërkohë, para kamerës së Fiksit, dhe në shoqërinë e nënës së saj, Esiada tregoi për dhunën e mësueses. “Mësuesja më rreh shumë, më thotë budallaçkë, do të shtypë bota me këmbë, më përplas kokën në dërrasë, nuk dua të shkoj më në shkollë” këto janë disa nga fjalët e vajzës së vogël të familjes Çela.

Kamera e fshehtë: Si sillet mësuesja në klasë
Pas denoncimit, Fiksi sjell me zë dhe figurë mënyrën si sillet mësuesja në klasë, ajo gjithë kohës bërtet ndërkohë që Esiadës i merr edhe kuletën e mjeteve mësimore, pasi i duket e dyshimtë se mund të ketë kamera. Vajza qan që i merr kuletën, ndërkohë ajo e kërcënon se do e çojë tek drejtori. “Hajde të shkojmë tani bashkë tek drejtori, e para se ke ardhur me vonesë në shkollë dhe e dyta se edhe ti më ke çuar mua tek drejtori” bërtet mësuesja. Nga fjalët e mësueses dallohet hakmarrje ndaj vajzës.

Ballafaqimi në drejtorinë e shkollës

Në ballafaqimin që bëhet para gazetarëve midis mësueses dhe drejtorit të shkollës, mësuesja pranon se e ka ofenduar vajzën, i ka thënë edhe vjedhacake kur ajo ka marrë lapsat e shokëve, po ashtu e ka ofenduar kur ka qenë në nerva e sipër. “Kokën në dërrasë nuk ja kam përplasur, vetëm i kam shkulur flokët” pohon mësuesja. Ndërkohë, drejtori pranoi gabimin e tij. Ai tha në këtë rast drejtoria ka dështuar. “Është një rast që duhet të dinim ta menaxhonim. Nëse mësuesja nuk di të punojë me nxënës të vështirë, atëherë ajo është e paaftë” thotë Petrit Llaka, Drejtor i Shkollës “Xhevi Çela”. Ai quan totalisht fajtore mësuesen, ndaj pret nga drejtoria arsimore një vendim të rëndë për të, por nëse nuk do vijë ky vendim atëherë do i ndryshohet klasa mësueses.thumbnail_Still0306_00021

Për të gjitha këto fakte tronditëse, gazetarët e Fiksit i’u drejtuan psikologes Denada Toçe për të shpjeguar këtë situatë dhe gjendjen e fëmijës. Sipas saj, fëmija është në depresion. Fakti që ka arritur të shkruaj një deklaratë kaq të fortë në ditar, gjendja e saj është e rënduar. Për këtë arsye duhet të bëjë seanca me psikologë. “Gjurmët tek fëmija janë të thella ndaj duhet të ketë trajtim të vazhdueshëm” thotë psikologja./a.m.

Next Post
Çfarë do të bëjnë Nishani dhe Kushtetuesja me ‘pataten e nxehtë’, Vetting?

Deklarata e Ruçit në Kuvend, Nishani: Nuk është korrekte, presidenti i përjashtuar nga Vettingu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

March 10, 2026
VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In