• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dua ta shoh, ku është…”, Shullazi kërkon ballafaqimin me biznesmenin në gjykatë

by A R
28/01/2017 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Ylvi Beqja, nuk u ballafaqua dje në sallën e gjyqit me Emiliano Shullazin dhe katër të dyshuarit si bashkëpunëtorë të tij.
Seanca gjyqësore, ku biznesmeni Beqja pritej të përballej me personin që e ka akuzuar për “gjobëvënie”, rezultoi e dështuar, raporton “Panorama”.

Pas gati tri orë orvatjesh, Krimet e Rënda nuk mundën të siguronin një sallë të përshtatshme për marrjen e dëshmisë së biznesmenit dhe as ballafaqimin e tij me të arrestuarit.

Seanca në fjalë do të zhvillohej në zbatim të një vendimi të mëparshëm të Krimeve të Rënda, për pranimin e kërkesës së Prokurorisë për “sigurim prove”, pyetjen e dëshmitarit Beqja. Biznesmeni, që pretendon t’i ketë dhënë nën kërcënimin e armëve një pjesë të pronësisë së ish-hotel “Vollgës” dhe 541 mijë euro Emiliano Shullazit, mbërriti në gjykatë me një makinë civile nën shoqërinë e agjentëve të Zyrës së Mbrojtjes së Dëshmitarëve.

“PINGPONG” SALLASH

Për shkak të fazës në të cilën ndodhet procedimi penal ndaj Shullazit dhe të dyshuarve të tjerë, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Zela dhe Endri Qyqja, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Burime brenda sallës pohuan se e gjithë seanca u përcoll me debate të tensionuara mes palëve, ku në thelb ishte lloji i sallës së gjyqit dhe mënyra si do merrej dëshmia e Beqjes.

Që në nisje, avokatët Alban Qafa dhe Vladimir Meçi kanë kërkuar zhvillimin e seancës në një sallë ku kafazi të ishte me hekura, për t’u dhënë mundësi atyre të komunikonin lirisht dhe në mënyrë konfidenciale me klientët e arrestuar.

Kafazi i sallës ku u artikulua kjo kërkesë është me xham dhe nuk lejon komunikim konfidencial mbrojtës-të pandehur. Nga ana tjetër, Emiliano Shullazi dhe të arrestuarit e tjerë i kanë kërkuar Gjykatës të kishin në sallë dëshmitarin e mbrojtur.

“Duam ta shohim, të ballafaqohemi me të”, mësohet të jetë kërkuar prej tyre. Pas gati një ore në dhomën e këshillimit, trupi gjykues u shpreh me vendim për ndërrimin e sallës, si dhe pyetjen e dëshmitarit në kushte normale.

Pas zhvendosjes së palëve dhe të pandehurve në sallën numër 3 të gjykatës, pasi në një tjetër sallë kishte probleme sistemi i regjistrimit audio, trupi gjykues ka dalë me një qëndrim “surprizë”.

Sipas burimeve, duke cituar pretendimin e Policisë se në atë sallë nuk mund të garantohej siguria e dëshmitarit, Gjykata ka urdhëruar palët të rikthehen në sallën numër 1. Përveç kësaj, marrja e dëshmisë do të realizohej në një formë të tillë që Beqja të mos kishte kontakt pamor me të arrestuarit.

“BRAKTISJA”

Seanca ka vijuar me një kërkesë të mbrojtësve për përjashtim të trupit gjykues. Kjo kërkesë është pasuar nga një tjetër, përmes së cilës mbrojtësit kanë pretenduar se sigurimi i provës është bërë përtej afateve të parashikuara në ligj.

Po ashtu, avokatët i kanë bërë me dije trupit gjykues se vendimi i ndërmjetëm për “sigurim prove” ishte ankimuar prej avokatëve në Apelin e Krimeve të Rënda. Sipas tyre, Gjykata nuk mund të procedonte në një kohë që Apeli nuk ishte shprehur për këtë kërkesë.

Pas vendimit të Gjykatës për të vijuar seancën, duke e konsideruar procesin si të paragjykuar, të arrestuarit dhe mbrojtësit e tyre janë larguar nga salla e gjyqit, duke e bërë të pamundur vijimin e seancës.

Next Post
Ministri Lavrov: Bisedimet për Sirinë janë shtyrë

Ministri Lavrov: Bisedimet për Sirinë janë shtyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In