• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Drutë për ngrohje me gjysmën e çmimit për pensionistët dhe familjet në nevojë”

by A R
11/09/2022 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët me të ardhura të ulëta, pensionistë dhe ata që janë me ndihmë ekonomike do të mund të blejnë dru për ngrohje me gjysmën e çmimit. Nisma është ndërmarrë nga Bashkia e Elbasanit e cila këtë vit ka vendosur t’i menaxhojë vetë duke u ardhur në ndihmë qytetarëve më në nevojë. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut bashkë me Kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja ishin në Fushën e Druve të qytetit ku janë marrë të gjitha masat për të përballuar dimrin.

Gjiknuri vlerësoi këtë politikë të ndjekur nga Bashkia e Elbasanit që u vjen në ndihmë familjeve në nevojë.

“Është një politikë e mirëfilltë sociale. Pra një burim natyror që ka Bashkia e Elbasanit, siç janë pasuritë pyjore që ka Elbasani, shfrytëzohen nga vetë Bashkia, jo nga privati dhe kjo duhet theksuar, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve. Situata energjitike s’ka nevojë të komentohet, tashmë është bërë një problem mbarë botëror rritja e çmimit të energjisë dhe mungesa e energjisë në treg sidomos dhe në Shqipëri për arsye të thatësirës. Kjo do të bëjë që familjet të mos goditen nga përdorimi i konsumit të energjisë, por t’i kthehen druve të zjarrit të shitura apo të ofruara nga Bashkia me një çmim minimal”, deklaroi ai.

Drejtuesi politik i PS për qarkun Elbasan nënvizoi se qëllimi nuk është rikthimi tek drutë si formë alternative ngrohjeje, por ndihma për qytetarët në një periudhë të vështirë energjitike. :” Janë qytetarët e qytetit të Elbasanit të cilët kanë të ardhura të ulëta, të cilët janë pensionistë të vetmuar, të cilët janë me ndihmë ekonomike dhe që janë njerëzit më në nevojë ata që do të përfitojnë nga kjo ofertë dhe incentivë e Bashkisë. Nuk është qëllimi që të shkojmë te drutë e zjarrit si formë alternative ngrohje, por në këto nevoja ekstreme qe jemi në kushtet kur mungesa e energjisë është e madhe, në kushtet kur i bëhet thirrje popullatës për kursim, kjo formë alternative është një formë shumë e mirë për kohën që jemi. Unë mendoj që Bashkia e Elbasanit është pionere në këtë drejtim”, u shpreh Gjiknuri.

Sekretari I Përgjithshëm i PS sqaroi se lënda drusore që do të përdoret për ngrohje është siguruar nga prerjet e nevojshme për mirëmbajtjen e pyjeve duke marrë më parë dhe miratimin e ekspertëve. “Ky dru nuk pritet për qëllime përfitimi, por është një dru që shërben edhe për mirëmbajtjen e pyllit. Janë prerje të nevojshme. Dikur i bënin privatët, nxirrnin fitimet. Tashmë e bën Bashkia dhe ua ofron qytetarëve më në nevojë. Prandaj doja ta theksoja aspektin social – komunitar, e mira publike duhet të prevalojë kudo”, deklaroi Damian Gjiknuri.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja deklaroi se nga ky vendim do të përfitojnë rreth 2000 familje më në nevojë.

“Nëse më parë drutë ose parcelat e pyjeve jepeshin me koncesion apo forma të tjera, Bashkia e Elbasanit ka zgjedhur t’i mbajë dhe t’I trajtojë vetë për të mirën e qytetarëve. Çdo familje në nevojë do të marrë gati me gjysmën e çmimit të vlerës së tregut drutë e zjarrit këtë vit. Edhe drutë e konfiskuara që janë prerë në mënyrë të paligjshme do të kalojnë në shërbim të qytetarëve”, theksoi kryebashkiaku Llatja.

/a.r

Next Post
“Ç’të dua ty unë?” Nëna i kthehet djalit: Sill nusen e fëmijët në shtëpi ose ik edhe ti

“Ç’të dua ty unë?” Nëna i kthehet djalit: Sill nusen e fëmijët në shtëpi ose ik edhe ti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In