• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dronët luftarakë turq në luftën e Ukrainës, që po i bëjnë “gjëmën” Rusisë

by Java News
07/03/2022 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në internet qarkullojnë një sërë videosh për, sikurse supozohet, përdorimin e sukseshëm në Ukrainë të dronëve luftarak turq të tipit Bayraktar TB2 kundër forcave ruse. Ç’ rol luajnë këta dronë në luftë në Ukrainë?

Aktualisht në rrjet qarkullojnë video në kanale të ndryshme komunikimi turke dhe ukrainase. Në këto video bëhen himne patetike për dronet luftarake turke Bayraktar, që sikurse pretendohet, Kievi i ka përdorur me sukses kundër ushtrisë ruse. Në video tregohen imazhe të automjeteve dhe autoblindave ruse që shpërthejnë. Videot janë me titra në anglisht dhe turqisht e përmes tyre bëhet ethshëm propagandë.

Edhe qeveria ukrainase ka përhapur në rrjetet sociale disa video për aksione të pretenduara si „të sukseshme” të këtyre dronëve. Përpara disa ditësh Ambasada e Ukrainës në Turqi publikoi dy video të tilla në Twitter.

Se sa shpesh dhe me sa sukses janë përdorur deri më sot këta dronë, nuk mund të verifikohet deri tani në mënyrë të pavarur. As pretendimi i Moskës, se ka qëlluar disa dron Bayraktar nuk mund të verifikohet. Fakt është, që Ukraina i posedon këta dronë që nga viti 2019. Në tre vitet e kaluara deri në shpërthimin e luftës janë siguruar rreth 50 dron të këtij lloji.

Të mërkurën e kaluar Ministria ukrainase e Mbrojtjes njoftoi, se janë furnizuar sërish – pa e precizuar numrin – dronë të tipit Bayraktar dhe se ata janë të gatshëm për t’u vënë në përdorim. Të enjten presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj tha, se vendi i tij ka përfituar shumë prej dronëve Bayraktar. Pala turke – si zakonisht në raste të tilla – deri tani nuk është shprehur lidhur me këtë çështje. Opinioni mëson për ekzistencën e këtyre dronëve vetëm nga njoftimet në media prej të dhënave të vendeve që i marrin ato ose kur këta dronë vihen vërtetë në përdorim.

Bayraktar TB2 krenaria e Erdoganit

Bayraktar TB2 është një burim të ardhurash të mira, një artikull i suksesshëm eksporti i industrisë turke të armatimit dhe krenaria e madhe e Erdoganit. Ky tip droni është zhvilluar nga firma e dhëndrit të Erdoganit. Droni Bayraktar TB2 është zhvilluar dhe prodhohet nga firma turke “Baykar”, që u përket dy vëllezërve. Firma e vogël e themeluar më 1984 në kohën e qeverisjes së partisë AKP u shndërrua në një gjigand të industrisë së armatimit. Ajo i përket familjes Bayraktar, familja e dhëndrit të presidentit Rexhep Tayyip Erdogan. Dhëndri i tij Selcuk Bayraktar është njëkohësisht edhe drejtori teknik i firmës.

Sipas të dhënave të veta firma “Baykar” nga viti 2006 deri më 2021 i ka shtatëfishuar eksportet. Vetëm droni luftarak Bayraktar TB2, sipas njoftimeve në media, është porositur nga 16 vende: Ukraina, Azerbaixhani, Maroku, Tunizia, Katari, Kirgizia dhe Turkmenistani. Edhe Polonia vitin e kaluar ishte vendi i parë anëtar i NATO-s që njoftoi, se ka porositur 24 dronë të tillë.

Bayraktar TB2 ka qenë në funksionim me mbi 420.000 orë fluturim në sulme në Irak e Siri, në Berg-Karabah për Azerbaixhanin kundër milicëve armen dhe në Libi kundër ushtrisë së komandantit të rebelëve Kalifa Haftar. Një sulm, gjatë të cilit në janar u vranë 58 civilë, është kryer me këtë tip avioni.

Bayraktar TB2 është 6,50 metra i gjatë dhe 12 metra i gjerë. Ky dron mund të qendrojë mbi 24 orë në ajër dhe arrin shpejtësinë maksimale rreth 220 km në orë. Gjithashtu droni është me çmim më të favorshëm se konkurruesit perëndimorë, venë në dukje ekspertët.

A mundet që këta dron të influencojnë rrjedhën e luftës?

Se sa dron të tillë luftarak posedon Ukraina dhe nëse Turqia i ka lëvruar dhe dronët shtesë të porositur, për këtë nuk ka të dhëna. Por a mundet që ato ta influencojnë rrjedhën e luftës? Wolfgang Richter, ish-komandant dhe ekspert ushtarak pranë Fondacionit Shkenca dhe Politika (SWP) në Berlin, shpreh dyshim. Në intervistë për DW ai thotë, se një dron mund të godasë përkatësisht një objektiv. “Kjo do të thotë, se mund të goditet e nxirret nga përdorimi një tank ose një top artilerie.” Edhe nëse Kievi do t’i kishte marrë 60 dronët luftarak nga Turqia, pala ruse mund të pësonte dëme të ndjeshme. Por krahasuar me luftën në tokë efekti i dronëve është i kufizuar.”

Richter kujton, se vetëm në afërsi të Kievit ndodhet një kolonë ushtarake me rreth 600 automjete të blinduara dhe Rusia njëkohësisht sulmon me katër grupime të mëdha. Përveç kësaj nuk dihet, nëse dhe sa dronë luftarakë janë ende në gjendje për t’u vënë në veprim ose nëse Rusia ndërkohë i ka shkatërruar disa prej tyre.

Si pozicionohet Turqia?

Prej vitesh presidenti i Turqisë Erdogan mban marrëdhënie të mira si me Rusinë edhe me Ukrainën. Ndërsa Turqia ka funizuar Ukrainën me dronë luftarak, ajo, duke qenë vend anëtar i NATO-s, ka blerë prej Rusisë sistemet e mbrojtjes raketore të tipit S-400.

Me ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë kjo politikë e ruajtjes së ekuilibrit është bërë më e vështirë, thotë Daria Isachenko, eksperte për politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes në Qendrën për Studimet e aplikuara për Turqinë pranë Fondacionit Sheknca dhe Politika. Sipas saj, Erdogani, nuk mund ta përballojë që t’i preferojë të dyja palët, sepse kjo do të kishte pasoja të rënda në politikën e sigurisë si dhe në ekonomi për Ankaranë. “Rusia nuk i zëvendëson raportet e Ankarasë me Perëndimin e po ashtu as Perëndimi nuk i zëvendëson raportet e Turqisë me Rusinë”, thotë ajo për DW. Ndaj, sipas Isachenkos, Erdogan do të bëjë „vetëm aq sa është e nevojshme brenda kuadrit të së mundshmes”.

Ankaraja si reagim ndaj invazionit rus e ka bllokuar qarkullimin e anijeve luftarake ruse në ngushticën e Bosforit dhe të Dardaneleve në Detin e Zi. Por ekspertja Isachenko nuk beson, që Ankaraja do t’u bashkohet edhe sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë. „Sepse në një rast të tillë do të ishte shumë e shpejtë kundërpërgjigja nga Moska”, thotë ajo. “Kjo do ta prekte rëndë ekonominë turke, veçanërisht në sektorë të tillë si turizmi, shërbimet në sektorin e ndërtimit dhe importet e grurit”. Turqia importon 70 përqind të grurit nga Rusia./m.j

Next Post
Lufta në Ukrainë/ Kancelari gjerman: Pa importet ruse, BE nuk mund të garantojë furnizimet me energji

Lufta në Ukrainë/ Kancelari gjerman: Pa importet ruse, BE nuk mund të garantojë furnizimet me energji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

April 2, 2026
“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

April 2, 2026
Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

April 2, 2026
Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

April 2, 2026
“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

April 2, 2026
Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

April 2, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In