• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dronë misteriozë edhe në qiejt e Francës, Danimarka mbyll sërish aeroportin e Alborgut

by A R
26/09/2025 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vala e dronëve misteriozë mbi qiejt e Europës përfshin edhe Francën. Ushtria franceze konfirmoi se kishte pikasur disa dronë të panjohur në hapësirën ajrore pranë bazës së Mormelonit në verilindje të vendit natën e të hënës.

Ashtu si në vende të tjerë të NATO-s, dronët nuk kanë shkaktuar asnjë dëm. Nuk dihet nëse ato kanë lidhje me Rusinë, por në këtë bazë janë kryer më parë trajnime të ushtarëve ukrainas. Autoritetet franceze po hetojnë për origjinën dhe motivin e fluturimit të jashtëligjshëm mbi zona ushtarake.

Në Danimarkë, fluturimi i dronëve misteriozë i nisur natën e të mërkurës mbi Aalborg duket se ka vazhduar deri natën e të enjtes, kur banorët vendas pikasën dhe filmuan këto pamje. Prania e tyre vijon të mbetet mister.

Aeroporti i Alborgut pezulloi për pak orë punën, për herë të dytë brenda dy ditëve. Fluturime dronësh edhe në Kopenhagen e qytete të tjerë, pranë aeroporteve apo zonave ushtarake. Anëtarët e qeverisë daneze thanë të enjten se nuk kishin asnjë provë se mjetet fluturuese ishin ruse, por shprehën bindjen se bëhej fjalë për një sulm hibrid dhe se autorët që u vlerësuan si profesionistë kishin për qëllim të dukeshin.

Fluturimi i një vale dronësh çoi në pezullimin e përkohshëm të fluturimeve në Kopenhagen dhe Oslo në nisje të kësaj jave.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se do të kërkojë ndihmën e NATO-s për krijimin e një muri anti-dron. Rusia ka mohuar çdo përfshirje në këto raste. Frika nga provokimet nga Moska është rritur ndjeshëm që pasi mbi 20 dronë ushtarakë të dyshuar rusë hynë nga Ukraina në Poloni në shkelje të hapësirës ajrore më 9 shtator, duke rrezikuar shpërthimin e një lufte NATO – Rusi.

Next Post
Ekuipazhi i Shenzhou-20 përfundon raundin e katërt të aktiviteteve jashtë-mjeteve

Ekuipazhi i Shenzhou-20 përfundon raundin e katërt të aktiviteteve jashtë-mjeteve

Comments 1

  1. Igor says:
    6 months ago

    Po munden edhe te jene drone nga Ukraina dhe faji ti jepet Rusis pse edhe Zelenski nuk esht i besueshem dote bej gjcka pr ta perfshir NATON ne lufte por deri tani ndodhe indirekt tani eshte kush dote bej nji gabim dhe Rusia zhduket por edhe Evropes i vihet zjari.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In