Policia italiane ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar, pasi në automjetin e tij u gjetën 4.7 kg drogë e llojit heroinë.
Shqiptari i arrestuar është Sebastiano Shima, i lindur në Durrës jetonte në Reggio Emilia dhe ishte një person pa precedentë penalë.
Ai po udhëtonte më një automjet të marrë me qira, por kur ka parë policinë është shfaqur shumë nervoz.
I riu shqiptar mbeti i bllokuar në një pikë kalimi në autostradën e Parmës, pasi kishte një defekt teknik. Teksa priste që trau të ngrihej, 24-vjeçari doli disa herë nga mjeti duke shfaqur shenja nervozizmi.
Sjellja e tij ngjalli dyshim tek agjentët italianë, që vendosën të ushtronin kontrolle.
Shima e kishte fshehur heroinën nën pellushin e një arushi të madh, që mbante në ndenjësen e prapme të makinës, shkruan klan.
Mediat italiane shkruajnë se droga e sekuestruar ishte e një cilësie thuajse të pastër, vlera në treg e së cilës shkon rreth 300 mijë euro.