Policia italiane ka shkatarruar sot një bandë të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm (23 korrik) policia e Bolonjës ka ekzekutuar urdhër arreste ndaj disa shtetasve shqiptarë e italianë të akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.
Hetimet e policisë italiane kanë zbardhur se të arrestuarit organizonin një trafik të gjerë marijuane dhe kokaine nga Shqipëria në territorin e Puglias.
Sipas mediave italiane, këtu droga grumbullohej dhe më pas trafikohej në Emilia Romagna, Toskana e Lombardia.
Më shumë detaje nga operacioni pritet të zbardhen gjatë konferencës së parashikuar për t’u mbajtur në orën 11:00.










