Një 22-vjeçar nga Fieri është arrestuar në Tirana pasi në makinën e tij u gjet një pistoletë një një sasi e vogël kanabis.
Bëhet fjalë për shtetasin M. G., i cili në rrugën “Kostandin Kristoforidhi” është ndaluar për kontroll.
“Gjatë kontrollit fizik drejtuesit të mjetit, shtetasit M. G., i është gjetur një pistoletë tip “Zaztava” me krehër pa fishekë dhe 0.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”,sqaron policia.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.
/a.r










