Paul Pogba ndoshta po kalon periudhën më të keqe që pas arritjes te Manchester United dhe arsyeja sipas mediave angleze është marrëdhënia që futbollisti ka me Jose Mourinho-n
Kjo hipotezë është pranuar edhe nga Didier Drogba, ish-futbollist i Chelsea-s që ashtu si Pogba ka luajtur nën urdhrat e Mourinho-s. Drogba nuk beson se Jose Mourinho ka humbur besimin te mesfushori dhe insiston se trajneri i Manchester United kritikon vetëm lojtarët që pëlqen.
“Edhe midis nesh ka pasur disa situata të nxehta, por Jose nuk do të sulmonte kurrë ata që nuk i pëlqente,”- shprehet Drogba për Telefoot. “Ai e do shumë Paul. Prandaj po i jep shumë përgjegjësi.” (Koha)