• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Drogat, egoizmi seksual po i kthen të rinjtë në impotentë

by A R
01/11/2015 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

SPECIALE JAVANEWS/ Egoizmi seksual tek të rinjtë shqiptarë ka bërë që të rritet në nivele të mëdha konsumi i medikamenteve stimulues, siç është viagra. Është pikërisht ky lloj egoizmi që, sipas andrologëve, po krijon dhe brezin e parë të impotentëve me vetëdije tek të rinjtë shqiptarë. Javanews gjatë një sondazhi që zhvilloi në shumë prej farmacive në kryeqytet konstatoi se konsumimi i viagrës nga të rinjtë, krahasuar me një vit më parë, është gati dyfishuar, duke u kthyer në një nga medikamentet më të kërkuara në treg. Edhe pse të rinjtë nuk e kanë fare të nevojshëm këtë medikament, ata gjithnjë e më shumë po  kërkojnë ta përdorin për të pasur një performancë më të mirë seksuale me partneret. Sipas farmacistëve, moshat e reja që kërkojnë të përdorin viagrën variojnë nga 18 deri në 25 vjeç. “Medikamenti jepet pa recetë. Shumë prej të rinjëve deklarojnë se e duan për njerëz të tyre të afërt. Në fakt ne e kuptojmë se ata e duan për veten e tyre. Por gjithsesi e shesim”, thotë Erieta një farmaciste tek 21 dhjetori.

Paralajmërimi i andrologëve

Rritja e përdorimit të viagrës nga ana e të rinjëve është konstatuar edhe nga andrologët. Sipas tyre, viagra është një tabletë magjike, por ka edhe efektet e saj të rënda kur përdoret aty ku nuk këshillohet. “Egoizmi seksual, përpjekja për të rënë në sy tek partneret, duke përdorur viagra, krijon shanse që shumë të rinj të rrezikojnë të ardhmen e tyre. Viagra harxhon depot e oksidit nitrik, një element kimik ky, shumë i domosdoshëm për aktivitetin seksual.  Konsumimi me shpejtësi i këtij elementi kimik nga perdorimi i viagrës, boshatis më shpejt se ç’duhet depozitat. Kjo mund të sjellë mungesë të efektivitetit të viagrës në moshat e mëvonshme”, shprehen andrologët për Javanews.

Viagra+ Drogë, koktejl i rrezikshëm

aHR0cDovL3d3dy5zb3lkcm9nYWRpY3RvLmNvbS93cC1jb250ZW50L3VwbG9hZHMvMjAxMi8wNi9Ecm9nYXNZQWxjb2hvbC5qcGc=

Por ajo që po alarmon më shumë mjekët në urgjenca dhe në repartin e toksikologjisë është fakti se shumë të rinj, sidomos gjatë fundjavave, përfundojnë në dyert e spitaleve thuajse në gjendje kome. Sipas tyre, konsumimi i viagrave dhe i drograve të ndryshme është një miksim shumë i rrezikshëm. “Është si një “bomb molotov” brenda organizmit. Shkakton rritje të së rrahurave të zemrës, haluçinacione, me pasoja të paparashikueshme. Një kombinim i tillë nuk rrit performancën seksuale. E dëmton shumë atë madje”, shprehen mjekë në repartin e toksikologjisë. Krijimi i gjeneratës së impotentëve për shkak të egoizimit seksual të ditës dhe sidomos rritja e konsumit të këtij medikamenti nga ana e të rinjëve ngre një çështje shumë serioze që ka të bëjë me mënyrat e tregtimit. Mjekët besojnë se politikat intensive të këshillimit publik mund të jenë rruga më e mirë për të ndërgjegjësuar të rinjtë që të mos përdorin stimulues seksual, kur kjo është e panevojshme për ta.

(javanews.al) Me. Ar

Next Post

Një grua gjen fundin e ylberit (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com