• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Droga që po ‘çmend botën’ në shkolla, nxënësi: E lehtë të gjendet, edhe gjimnazistët e shesin

by Java News
20/09/2023 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të marrësh dozën e drogës që të afrojnë shokët, për këtë 17 vjeçar, nxënës i gjimnazit “Petornin Luarasi” në Tiranë, është respekt. Është nga ato respektet, që të rinjtë po ua kthejnë shpesh njeri tjetrit, sikur të jetë një kafe. Nuk kanë as frikë dhe as pendesë.

Përdoruesi i drogës: E kanë pasur çunat, e kanë blerë çunat. Nuk jam përzier unë dhe më kanë respektuar.

Gazetarja: Të të japësh drogë, për ty është respekt për ju?

Përdoruesi i drogës: Tani kështu ka dalë.

Report Tv për të mbajtur të fshehtë identitetin e të riut, vendosi ta quajë Igli. Ishte 15 vjeç kur Igli e provoi drogën për herë të parë, hashashin. Sot në `vitin e tretë, Igli tregon se këtu në shkollën e tij, drogën e përdorin shumë nga shokët e shoqet . Kurse për ta provuar, e kanë provuar thuajse të gjithë, në emër të kuriozitetit dhe të respektit, pasi nëse ty nuk ta afrojnë dozën, do të thotë që nuk respektohesh nga ambienti. Por nëse ata të sjellin dhe të thonë urdhëro merre dozën, kjo do të thotë se ti je i privilegjuar.

“Unë e nis a parvjet. E nisa nga kurioziteti. Një dozë më duket se tek 10 mijë”

Kokainën Igli thotë se e piu vetëm njëherë. I ka kushtuar 8 mijë lekë të reja. Por ajo që e ka joshur më shumë të riun, është droga – kanabis kanadez xhelatinoz. Behet fjalë për narkotikun që qarkullon lirshëm të paktën prej dy vjetësh. Por për herë të parë u lakua publikisht, gjatë operacionit antidrogë Temull i Dijes

“Më thoshin është drogë kështu ashtu. Ka efekt të fortë. Më shtyu kurioziteti, dhe e provova. Është shumë e shtrenjtë 100-120 mijë lekë. Emri i ka dalë prej 2 vjetësh. Të merr mendtë, të kap e qeshja.’- thai.

Igli thotë se do të marrë përsëri këtë tip droge. I ka pëlqyer shumë dhe për faktin se efekti i saj zgjatë në kohë.

“E kam provuar. Po më ra rasti do e provoj sërish. 16 vjeç e piva. Më shtyu thjesht nga emri, fjala xhelat. Të shijon. Efekti zgjat, më e fortë. Të krijon më shumë adrenalinë. Është shumë ndryshe nga normalja. Më ka shijuar me thënë të drejtën”, tha i riu.

I riu nuk ka asnjë informacion se çfarë është kjo substancë narkotike sintetike, e cila nga përdoruesit njihet si xhelatina. Megjithatë faktet flasin se këto drogëra shumë të rrezikshme për ata që i përdorin dhe kanë ngritur alarmin në botë. Janë drogëra vdekjeprurëse ose të shkatërrimit të strukturës njerëzore.

Gazetarja: A jeni në dijeni se çfarë mund të të sjellë kjo lloj jetese që po bëni aktualisht?

Përdoruesi i drogës: Atë se di, por nuk besoj ta vazhdoj. Tani po e pi për qejf.

Megjithatë Igli tashmë ka filluar të ketë problemet e para nga përdorimi i llojeve të ndryshme të drogërave.

“Vetëm lodhje kam. Tjetër asnjë problem. Konsumoj cigare, hashash, gjumin e prish. Normalisht do të ketë lodhje, dhimbje muskulore”, tha i riu.

Për të blerë drogë, paratë 17-vjeçari i siguron në punën si kamerier dhe për ti gjetur të gjitha format e saj, tashmë thotë është bërë pak vështirë por jo e pa mundur. Shkak thotë ai janë bërë aksionet policore së fundmi.

“Do e provoj ta lë. Familja dyshon. Më thonë çfarë po bëj, a ke pirë gjë”, përfundoi i ri.

Një tjetër i ri që nuk e  konsumon, thotë droga shiten në cepat e shkollës dhe vende të tjera ku nuk bie në sy

“Unë nuk e konsumoj, por dëgjoj shokët, shitet ne cepat e shkollë, 500-10.000 leke. Droga në Shqipëri është e lehtë të gjendet, sepse edhe vetë gjimnazistët merren me atë gjë”.

Përhapja e fenomenit në përmasa të mëdha ka frikësuar prindër e mësues

“Shumë të rrezikuar janë. Nëse nuk do ketë polici dhe kontrolle, fëmijët do të jenë të rrezikuar”, tha një gjyshe.

Next Post
“Deputetët janë të tronditur”/ Salianji flet për lobimin rus: Të mos bëhen gjyqe popullore

Salianji: Kreu i grupi të PD është Bardhi, Basha nëse do, të krijojë një grup të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

October 29, 2026
Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

October 29, 2026
Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

October 29, 2026
Presidentja Bankës Qendrore Evropiane do të japë dorëheqjen disa muaj para mbarimit të mandatit të saj

Presidentja Bankës Qendrore Evropiane do të japë dorëheqjen disa muaj para mbarimit të mandatit të saj

October 29, 2026
Deputetët e PD hedhin sende drejt Ramës, Kryeministri largohet pas votimit për projektiligjin për BSH

Deputetët e PD hedhin sende drejt Ramës, Kryeministri largohet pas votimit për projektiligjin për BSH

October 29, 2026
Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

October 29, 2026
Dalin bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së 2 trenave në Spanjë

Dalin bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së 2 trenave në Spanjë

October 29, 2026
“Në izolim me tre vrasës serial”, pas letrës së Veliajt, e ëma shkon për ta takuar në burg

“Në izolim me tre vrasës serial”, pas letrës së Veliajt, e ëma shkon për ta takuar në burg

October 29, 2026
Derdhja e naftës nga cisterna e sulmuar kërcënon impiantet e desalinizimit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit

Derdhja e naftës nga cisterna e sulmuar kërcënon impiantet e desalinizimit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit

October 29, 2026
Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In