Nga Eno Çollaku
James Burns, portretizonte udhëheqjen politike si një udhëheqje ndaj njerëzve kur persona me qëllime specifike, mobilizojnë, në garë ose kundërshtim me të tjerët, resurse institucionale, politike, psikologjike etj, për të kultivuar, promovuar dhe kënaqur qëllimet e simpatizantëve. Kjo pasi vetëm mbështetja popullore ndaj një udhëheqjeje e bën atë të legjitimuar.
Nëse marrim për të mirëqenë të mësipërmen, ku vallë synon udhëheqja politike e opozitës shqiptare me përdorimin e një fjalori të përhershëm rreth substancave narkotike dhe analizave psiko-socio-trupore të kundërshtarëve? Një përpjekje për përgjigje mund të kërkohet në rreshtat e Gustave Le Bon i cili besonte që masa (populli), influencohet vetëm nga emocionet e ekzagjeruar dhe për këtë arsye oratori duhet të magjepsi, duhet të përdori në vazhdimësi dhe deri në abuzim, argumente të dhunshme, të ekzagjeruar, pa logjikë etj.
Nëse pranojmë dhe të dytën si të mirëqene, mos vallë dështimi total i fundit në zgjedhjet lokale për opozitën shqiptare duhet ti shërbej asaj si një arsye urgjente për të ndryshuar kursin e vet politik dhe gjuhen politike? Kjo, pasi është më shumë se e qartë që opozita shqiptarë në formatin e saj aktual, ka humbur një pjesë të madhe të mbështetësve të saj pasi udhëheqja e saj e ka të pamundur të përmbushi ato qëllime të “masës” ashtu si edhe ti bindi ato!
Duke ardhur tani në arsyen e radhës për shkrimin e këtyre rreshtave, në një seancë tjetër plenare që duhej të shërbente kryesisht për projektligjin e ri për turizmin, Sali Berisha me shokë, pasi u mblodhën edhe formalisht te zyrat e partisë për të dëgjuar recitimin e vargjeve të zakonshme nga Lulëzim Basha për “udhëheqjen e inkriminuar të Rama-Meta dhe mbrojtjes së qytetarëve nga zëri i fortë i Partisë Demokratike”, sollën shfaqjen (aspak) argëtuese të radhës në Parlament.
Në qendër të lajthitjes së radhës nga doktori i çekuilibruar, ishte kryesisht një dobësi e vjetër për atë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, familja e tij dhe Policia e Shtetit në tërësi. Në fjalët e këtij njeriu që Kryeministri cilësoj si objekt të fushës së psikiatrisë, përfshiheshin “me individë që flasin me ndikimin e overdozës nuk ia vlen të merresh… nuk je vetëm përdorues droge… nuk je vetëm biri i kontrabandistit dhe kontrabandistes… je element i inkriminuar…një mburravec frikacak etj”. Kjo krizë e radhës jo vetëm që dëmton edhe më shumë atë që ka mbetur nga opozita, por, forcon edhe më shume objektet e targetuar prej tyre.
Nëse kjo opozitë do vërtet që të bëhet zëri i asaj pjesë të popullatës e cila beson në opozitarizmin ndaj qeverisë (nëse jo mbështetje ndaj opozitës), atëherë duhet të marri seriozisht në konsideratë mundësinë e pushimeve të përhershme të kupolës së saj drejtuese, në një vend i cili respekton dhe garanton lirinë e të pasionuarve pas lëndëve narkotike dhe huçilacioneve emocionale, vendin e tulipave! Të paktën në atë vend të njohur, Lulëzim Basha do ishte vërtet udhëheqësi i grupit!!!









