• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Droga nga Holanda, si vepron klani i mafias italiane dhe shqiptarët

by Java News
30/01/2018 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në portin e madh holandez ndërmjetësit më dinakë përqendrohen mbi shërbimin e klanit të mafias italiane, shkruan e përditshmja italiane ‘Corriere Della Sera’.

Jemi në Roterdam, një qytet që jeton afër njërit prej porteve më të mëdha të Evropës. Mund të arrish me autobus që kalon zonat gri të godinave, jo shumë ndryshe nga ato të periferisë italiane. Porti i Roterdamit është një nga qendrat më të rëndësishme për ndarjen e kokainës, heroinës dhe armëve.

Nga këtu transportohen mallra të ligjshëm dhe të paligjshëm në të gjithë koninentin e vjetër. Këtu përqëndrohen bizneset e ndërmjetësve më dinakë në shërbim të klanit të mafias italiane. Pse? Sepse për sasi të mëdha është e vështirë të bësh kontrolle cilësore dhe pasi ekziston një sistem korrupsioni mes punonjësve të portit që po bëhet gjithnjë e më shumë më i përhapur.

David Ellero, shef i seksionit për lufën kundër krimit të organizuar në Europol thotë se në volumin e madh të mallrave që kalojnë në port, ka një sasi të madhe të mallrave të paligjshëm.

Sakaq shefi i policisë holandeze Wilbërt Paulissen shprehet se është e pamundur të kontrollosh gjithçka por ka sisteme të kolauduara dhe në një farë mënyre kanë arritur rezultate të mira pasi vetëm vitin e kaluar janë sekuestruar 15/16 tonë drogë.

“Kontenierët nga Evropa janë më pak të kontrolluar pasi vëmendja më e madhe u kushtohet kontenierëve nga Amerika e Jugut, dhe mafia përfiton”, shton Paulissen i cili gjithashtu konfirmon të dhënat mbi korrupsionin. “E dimë që ka korrupsion në port dhe në përmasa të mëdha në krahasim me vitet e kaluara” thotë ai.

Ndërkohë prokurori italian i antimafias Federico Cafiero thotë se i jepet më shumë peshë fitimit sesa kontrollit të një aksioni konkret antimafia.

“Në portin e Roterdamit ka sistem të avancuara kontrolli, por sidoqoftë shihen më shumë rezultatet ekonomike dhe në veçanti dëmet që mund të vijnë nga ndalimi i një kontenier. Ndalimi i 1000 konteniervë do të shkaktonte vonesa dhe do krijonte probleme nga pikëpamja e përfitimit”,- thotë Cafiero.

“Kemi nje serë problemesh”- thote Koen Vaskuil, duke shtuar se mallrat drejt portit të Roterdamit nisen me lehtësi e kriminelët janë të bindur se dërgesat e tyre mund të kalojnë pa probleme të mëdha.

“Kjo është arsyeja se pse mallrat ilegale janë gjithnjë e në rritje. Ka ndodhur që në një kontainer të vetëm të sekuestrohen rreth 1000 tonë kokainë”- nenvizon ai.

Duke u ndalur te personat e perfshire ne kete rrjet trafiku, media italiane numeron, turq, shqiptarë, serbë, si dhe persona me origjinë nga Karaibet apo Antillet.

“Prania e krimit të organizuar italian nuk perceptohet për shkak të aleancës së tyre me grupet shqitpare, të cilët kryejnë punët e pista të italianëve. Ky fakt është zbuluar nga policia hollandeze”- shkruan gazeta italiane.

Autori i librit “Maffia Paradjis”, Koen Vaskuil shkruan per arrestimin e disa shqiptareve ne kete port. Kur u zbuluan, u vu re se ata kishin pasaporta falso italiane dhe nga kjo u zbulua lidhja e tyre me mafian italiane.

Hetimet vërtetuan se trafikantët e drogës qe njihet si Ndragheta punonte përmes portit të Roterdamit. Mes tyre doli nje emer, ai i ndërmjetësit Vincenzo Roccisano i cili së bashku me një femër në Hollandë trafikonin rregullisht 150 kg kokainë.

Wilbert Paulissen, shefi i policisë hollandeze pranon ekzistencen e mafias italiane dhe punen qe ajo ben aty.

“Mafia Italiane është dhe punon në këtë port, por punon me sasi të vogla droge, e që këtu më pas bëhet shpërndarja për në Evorpë”- thotë ai.

 

 

 

Next Post
Kategoritë që rrezikojnë më tepër nga pasojat e rënda të gripit

Infeksionet e dimrit, ISHP: Kujdesi që duhet të tregojmë sa i takon regjimit ushqimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In