• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Droga në Gjirokastër, trafikanti u shkëmbye me policët, si u dekonspirua aksioni

by A R
28/08/2017 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dekonspirohet aksioni për kapjen e një trafikanti droge, i cili është kthyer mbrapsht duke u këmbyer në rrugë me forcat e Policisë, që ishin nisur për ta arrestuar. Siç mësohet, mëngjesin e djeshëm uniformat blu kanë ndërhyrë në terren për të sekuestruar lëndën narkotike në zonën ku ishte raportuar më parë. Sasia e mallit narkotik prej 146 kg ka qenë e destinuar për t’u trafikuar, mirëpo ndërhyrja në kohë e policisë, bëri që plani të dështonte.

Dyshohet se organizatorët do ta trafikonin lëndën drejt Greqisë. Operacioni antidrogë ka kulmuar vetëm me sekuestrimin e sasisë narkotike, ndërkohë që poseduesi i saj është larguar nga vendngjarja përpara mbërritjes së policëve. Të 27 thasët e mbushur me kanabis kanë qenë braktisur në vendin e quajtur Mëllëz, në një hapësirë pranë fshatit Golem të Gjirokastrës. Kanabisi, sipas specialistëve të drogës, ka qenë në trajtën e gjetheve dhe kërcejve. Pas peshimit të saj, droga është sekuestruar ndërkohë që janë shpallur në kërkim të autorit.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, bëhet fjalë për një person, i cili nuk është nga Golemi, por nga një fshat i Gjirokastrës, i cili kishte ardhur për të ngarkuar sasinë narkotike me xhipin e tij. Mirëpo, ardhja e policisë, bëri që ai ta braktiste atë dhe të largohej. duke u shkëmbyer madje edhe me mjetet e policisë që vinin në drejtim të Golemit.

Personi në fjalë është larguar pas një telefonate se në drejtim të zonës po mbërrinin forcat policore. Operacioni u dekonspirua. duke shpëtuar poseduesin nga arrestimi. ndërkohë që policia u mjaftua me sekuestron e kanabisit. Dyshohet se lënda narkotike është kultivuar në zonat përreth vendit. ku edhe u bllokua dje dhe se sasia do të kishte destinacion Greqinë. Për efekt hetimi, Policia nuk e bëri të ditur emrin e personit të dyshuar. Ndërkaq, janë marrë në pyetje disa banorë të zonës përreth, nëse ata kishin parë persona apo mjete të tjera të dyshimta në ditët e fundit./panorama

Next Post
VIDEO/ Venezuela përgatitet për luftë pas kërcënimit nga Trump, ushtria trajnon civilët

VIDEO/ Venezuela përgatitet për luftë pas kërcënimit nga Trump, ushtria trajnon civilët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In