• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Droga e kapur në Durrës vlente 180 mln euro, policia jep detajet e aksionit

by A R
28/02/2018 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka dalë në një konfenrencë për mediat pas finalizimit të superaksionit në kaudër të të cilit u sekuestrua një sasi rekord kokaine prej 613 kilogramësh.

Drejtori Veliu deklaroi para mediave se lënda narkotike vlente 180 mln euro.

“ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018. Kontenieri i mbërritur ne portin e Durrësit u mbajt nën vëzhgim.

Ajo ishte nisur me kontenier nga Kolumbia, e nga Malta ka mbërritur në Shqipëri më 19 shkurt. Operacionin nisi më 27 shkurt kur ngarkesa u mor nga firma porositëse, 528 pako të mbledhura me natriban me kode të vendosura nga trafikantët. Shërbimet e policisë kanë rrethuar objektin dhe kanë kontrolluar më pas në brendësi të magazinës. Të përfshirë

Janë vënë në pranga dy persona dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.Ç pronari firmës. Janë arrestuar

Donaldo Lusha 25-vjeç, nga Tropoja 

Armand Pezaku 25-vjeç, nga Durrësi

Në kërkim pronari i firmës A. Ç.”, deklaroi drejtori i policisë Ardi Veliu.

Deklarata e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu: 

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor, mbi bazën e informacioneve të siguruara më herët dhe analizës së riskut, pas një pune të mirë organizuar dhe të koordinuar, ka arritur të finalizojë me sukses operacionin e koduar “Last Snow”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur kapja dhe sekuestrimi i një sasie rekord prej 613 kilogramë e 350 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milion euro.

Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018.

Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane.

Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin A.Ç.

Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët.

Kontenieri i mbërritur në Portin e Durrësit, u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë deri sa mbërriti në magazinat e firmës, nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar në perimetrin e jashtëm objektin e më pas kanë ndërhyrë në brendësi të magazinës. Pas kontrollit të imtësishëm të kontenierit, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike.

Nga tërësia e veprimeve të kryera, rezultuan të përfshirë në këtë aktivitet kriminal shtetasit dhe u arrestuan në flagrancë:

– Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë;

– Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.Ç., pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike.

Autoritetet shqiptare po vijojnë hetimet ngushtësisht me partnerët e huaj për të zbuluar gjithë lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ndërkohë po vijon puna për evidentimin e pasurive të të arrestuarve dhe të përfshirëve në këtë trafik narkotikësh.

Policia e Shtetit është e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo paligjshmëri dhe aktivitet kriminal, për të ndërtuar një Shqipëri më të qetë e të sigurtë.

javanews.al

Next Post
Demarkacioni me Malin e Zi, Kuvendi i Kosovës mblidhet për ratifikimin e marrëveshjes

Demarkacioni me Malin e Zi, Kuvendi i Kosovës mblidhet për ratifikimin e marrëveshjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

March 20, 2026
Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

March 20, 2026
Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

March 20, 2026
Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In