• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Demarkacioni me Malin e Zi, Kuvendi i Kosovës mblidhet për ratifikimin e marrëveshjes

by Java News
28/02/2018 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme, e cila përbën dhe përpjekjen e tretë për kalimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Ndryshimi me dy përpjekjet e mëhershme, të cilat dështuan për shkak të mospajtimeve të mëdha mes forcave politike, është se këtë radhë është arritur konsensusi mes partive shqiptare në pushtet dhe LDK-së. Megjithatë, as kjo nuk duket e mjaftueshme për arritjen e 80 votave të nevojshme që ujdia të marrë dritën jeshile të Kuvendit.

Që të sigurohet numri i nevojshëm, duhen të paktën edhe dy vota. Ato po kërkohen brenda grupit parlamentar të Vetëvendosjes ose Listës Serbe, pjesë e koalicionit qeverisës, por që deri tani e ka kundërshtuar demarkacionin. Vetëvendosja, pavarësisht përçarjeve, paralajmëron një votë kundër, ndërsa Lista Serbe thotë se çdo gjë do të varet nga takimet në kuadër të dialogut të Brukselit, ku temë diskutimi të martën ka qenë edhe krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Vota në Kuvend vjen në ditën kur Prishtinën e viziton treshja e fuqishme e Bashkimit Europian: Presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker, shefja e diplomacisë Federica Mogherini dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn.

Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi është kushti që Kosova duhet ta përmbushë në mënyrë që qytetarët e saj të mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen. Vetëvendosja është kundër paktit sepse mendon që përmes tij, vendi po humbet territor.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli u shpreh një ditë më parë se është i bindur se demarkacioni do të kalojë në Kuvend.

Next Post
Ky është fundi që Sali Berisha ka merituar!

Ky është fundi që Sali Berisha ka merituar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com