Gjykata e Krimeve të Rënda la në fuqi masën “arrest me burg” për shtatë të ndaluarit në Durrës, në operacionin me emrin e koduar “Koordinata”.
Ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim dhe krijim e pjesëmarrje në grup kriminal.
Festim Xhelilaj, Lufti e Qerim Xeka, Pajtim Braçaj, Ajet Sulaj, Bejto Kotaj dhe Iqmet Pashollari, sipas prokurorisë, gjatë muajve qershor-korrik 2015 dyshohet se kanë ngritur një laborator droge në Durrës, tek i cili paketohej lënda narkotike për t’u trafikuar jashtë vendit.
Prokuroria ka zbuluar se lënda narkotike, e llojit kanabis sativa, grumbullohej në një objekt që ishte pronë e shtetasit Bejto Kotaj, në Shkodër, për t’u çuar më pas në Durrës e prej andej në Itali.