• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DROGA 2016/ Basha hedh poshtë raportin e Policisë dhe Guarda di Financia

by Aalison Pearse Stevens
07/10/2016 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD Lulzim Basha hodhi poshtë sot të dhënat e raportit të përbashkët të drogës së Guardia di Fianca dhe Policisë së Shtetit pas monitorimit të territorit nga ajri, kur tha se këtë vit në Shqipëri mund të jetë prodhuar 10 mijë ton drogë.

Basha i forcoi akuzat dhe akuzoi drejtpërdrejt qeverinë si organizatë droge, ndërsa tha se Al Kaponet e drogës janë kryeministri Rama e ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

“Nëse afro 20 ton drogë të kapura nga policia italiane përfaqësojnë, 0,2% të drogës së Shqipërisë, atëherë flasim për 10 mijë ton drogë të prodhuar në Shqipëri”,- u shpreh Basha.

Ai ka theksuar se Shqipëria është kthyer në hanbarin e drogës në Ballkan e Europë.

“Të publikohet raporti, opozita është e informuar zyrtarisht nga autoritetet se pas vrojtimit të 17% të territorit, rezulton 5-fishim i sipërfaqes së mbjellë me drogë. Sipërfaqja është rritur nga 42.7 hektar në 213.7 hektar hektar të mbjellë këtë vit. 13.8% e territorit nuk ka arritur të vrojtuar. Në këtë territor të vrojtuar, nuk është vrojtuar cikli i parë i farës vietnameze, ndërkohë që vrojtimi nga ajri ka nisur javën e tretë. Raportimet e medias italiane tregojnë për dhjetra ton drogë që kanë ardhur nga Shqipëria e janë kapur, por policia shqiptare tha se ka asgjësuar 99.8%. Ka 10 mijë ton drogë të kultivuar, por kjo shifër mund të jetë dyfishe. Shqipëria është hambari më i madh i drogës në Europë” tha ai.

Basha ka theksuar se kryeministri Rama dhe ministri Tahiri iu përgjigjën me tallje kërkesave të opozitës për parandalimin e fenomenit pasi kështu iu interesonte duke qenë se janë të përfshirë në këtë fenomen kokë e këmbë.

“Kërkuam monitorim nga ajri, për të nisur parandalimin, por Rama e Tahiri në vend që të vepronin u tallën e sulmuan opozitën. Të parandalonin kultivimin e drogës, 5-fishimin do të thoshte të sulmonin interesat e veta. Në gjithë këtë proces nuk kemi asnjë trafikant të arrestuar por veç fukarenjve që punojnë si skllevër në arat e kanabisit. Qytetarët denoncuan çdo ditë, por qeveria kishte për synim të sulmonte prokurorët e guximshëm që iu kundërvunë drogës që të pengonin operacionit. Në 3 ditë janë kapur 26 ton drogë drogë që ishte e Tahirit dhe Ramës.  Konsumi i drogës është rritur dita ditës. Të gjitha këto tregojnë atë që e di se qeveria e Rama e Tahiri janë brenda në organizatën më të madhe të drogës që është qeveria, Rama e Tahiri janë alkaponet e drogës”” u shpreh ai.

Por Basha nuk ka lënë pa thënë se sot ministri Tahiri duhet të ishte shkarkuar për vetë faktin se e ka mbuluar Shqiëprinë me kanabis.

“Sot Tahiri duhej të ishte shkarkuar, qindra milion euro kanë ardhur nga fitimet që Rama do i fusë në zgjedhjet e ardhshme që destabilizojnë Shqipërinë e Europën” tha ai.

Basha në daljen e tij për mediat, ka përmendur edhe raportimin e portalit Hafington Post, ku sipas tij thuhet se droga shqiptare përbën rrezik për destabilizimin e Ballkanit dhe problem në Europë.

Next Post
Droga-2016, bilanci i policisë: U ndërhy në 2086 parcela, u asgjesuan 2 mln bimë

Droga-2016, bilanci i policisë: U ndërhy në 2086 parcela, u asgjesuan 2 mln bimë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

​Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

​Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

February 18, 2026
47-vjeçari në Shkodër bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari

February 18, 2026
Gjyqi në Hagë, Veseli: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer krim, gjykata të mbrojë të vërtetën

Gjyqi në Hagë, Veseli: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer krim, gjykata të mbrojë të vërtetën

February 18, 2026
“Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm, mbështesim mbylljen e negociatave në 2027’, mesazhi i ambasadorit të BE: Të përkushtuar në pavarësinë e SPAK

“E rëndësishme të mos preket Reforma në Drejtësi”, Gonzato flet për nismën e PS kundër pezullimit të ministrave

February 18, 2026
“A do takohesh me Sali Berishën?”, McAllister: Jo! Do shkoj direkt në aeroport

“A do takohesh me Sali Berishën?”, McAllister: Jo! Do shkoj direkt në aeroport

February 18, 2026
LIVE NGA HAGA! “Jam i pafajshëm”, Thaçi: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO

LIVE NGA HAGA! “Jam i pafajshëm”, Thaçi: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO

February 18, 2026
Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

February 18, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Projektligji për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, Begaj: Është kompetencë e Kuvendit

February 18, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

Berisha: Rama po sillet si lopë e çmendur, kërkon të korruptojë gjykatësit kushtetues

February 18, 2026
Mbreti i Panairit

Miting Funeral

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In