• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dritoni, gjilanasi që drejton ekipin e inxhinierëve në T-Mobile Austria

by A R
05/01/2016 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Driton Emini ka migruar dy herë. Një herë për shkak të situatës së tensionuar, nga Kosova në Gjermani, dhe herën tjetër nga Gjermania për në Austri. Prej gjashtë vitesh ai jeton e punon në Vjenë. Shumë pak i njohur nga shqiptarët në Austri, por me një vend shumë të rëndësishëm pune dhe me përgjegjësi. Ai është drejtor i departamentit Radio Network në degën austraike të gjigantit të telefonisë T–Mobile, ku ka nën drejtim 40 inxhinierë.

Ai është nga komuna e Gjilanit. Në vitin 1992, atëherë 16-vjeçar, si shumë të rinj të asaj kohë edhe ai mori arratinë. Destinacioni i tij ishte Berlini i Gjermanisë. Atje u paraqit si refugjat. Me të nuk ishte askush, veç disa familjarëve që jetonin në këtë qytet. Pas tre vitesh i bashkëngjitet edhe familja. Si çdo refugjat tjetër, edhe ai kishte vështirësitë e tij, si të gjuhës ashtu edhe të adaptimit. Krahas shkollimit që e filloi në Berlin, ai regjistrohet edhe në një klub futbollistik që për të ishte shumë i dobishëm. “Aty gjeta një shoqëri shumë të mirë. Përfitova si në aspektin gjuhësor ashtu edhe në atë të integrimit. Po ashtu futbolli është një lojë ekipore dhe kjo më ka mësuar edhe mua që të punoj në ekip”, thotë Emini për albinfo, ndërkohë tregon se ende e ka pasion lojën e futbollit.

Në Berlin përfundoi gjimnazin, ndërsa më vonë hyri në fakultetin e Elektroteknikës, dega e telekomunikacionit. “Prej shkollës fillore me tërhiqnin lëndët shkencore, sidomos matematika. Themelet e shkollimit që kam fituar në Kosovë, kanë qenë për mua një bazë e fortë edhe për shkollimin tim në Gjermani”, shprehet ai.

 

Punimi i diplomës i shpërblehet me “Werner von Siemens Excellence Award”

Dega në të cilën ai studionte në planprogramin arsimor të Gjermanisë parashihte mbajtjen e një praktike gjashtëmujore si dhe përfundimin e temës së diplomës. Dritoni të dy këto i ka bërë në bashkëpunim me Telekomin e Gjermanisë me seli në Nürnberg. Në vitin 2007 ai diplomon dhe merr titullin inxhinier i telekomunikacionit, ndërsa punimi i tij i diplomës në atë vit shpërblehet me çmimin“Werner von Siemens Excellence Award”. “Ky çmim më është ndarë nga Siemsens-i në bashkëpunim me 11 universitetet me renome më të madhe ne Gjermani, ne mesin e tyre edhe Universiteti Teknik në Berlin”, thotë ai.

Pas përfundimit të studimeve, Dritoni fillon të punojë për kompaninë “Teleca Systems” në Nürnberg, përmes të cilës kishte projekte të shpeshta në Amerikë, Kanada, Finlandë dhe vende të tjera të botës.

driton2

Në vitin 2009 “migron” në Austri

Në vitin 2009 merr një ofertë nga Telekomi gjerman për të udhëhequr disa projekte në “T – Mobile” të Austrisë. Dritonit iu desh që edhe një herë të migronte, nga një shtet në një shtet tjetër. Ai thotë se migrimi në Austri ishte krejtësisht ndryshe nga migrimi që kishte bërë nga Kosova për në Gjermani. “Sigurisht se ishte krejt ndryshe. Këtu në Vjenë më kanë pritur me duar hapur. E njihja gjuhën, kulturën dhe kisha një vend pune të siguruar. Më shumë ishte një ndërrim ambienti se sa një migrim”, shprehet ai duke shtuar se shpesh udhëton edhe nga Vjena për në Berlin për t`i vizituar prindërit dhe pjesën tjetër të familjes.

Dritoni tash e gjashtë vite është në “T-Mobile Austria” i cili është ndër operatorët më të fortë të telekomunikacionit në Austri. Pas sukseseve të njëpasnjëshme në projekte të ndryshme, atij i besohet një vend pune shumë i rëndësishëm për këtë kompani gjigante. Prej disa vitesh është drejtor i departamentit Radio Networks në“T – Mobile Austria”, ndërsa udhëheq më shumë se 40 inxhinierë të tjerë.

driton1

Këtu vlerësohet puna jote dhe jo prejardhja

“Nëse punën e kryen me përgjegjësi dhe me sukses, fitohet edhe besimi. Kur tregon sukses në përgjegjësitë e tuaja, askujt nuk i intereson se kush je dhe nga je, por i intereson puna që bën. Në kompaninë gjigante siç është Telekomi gjerman, nuk mund të vëresh asnjë lloj paragjykimi për askënd. Askush nuk të fut gurë në rrugë nëpër të cilën duhet të kalosh, përkundrazi kur shohin motivimin, të japin mundësinë për t`u dëshmuar” na tregon profesionisti i telekomunikacionit.

Puna që bën ai ka të bëjë me zhvillimin e strategjisë së departamentit Radio Networks e cila duhet të planifikohet deri për dhjetë vitet e ardhshme.

“Aktualisht jemi duke e bërë shtrirjen e gjeneratës së katërt të LTE-së e cila është një prej projekteve shumë të mëdha që duhet të realizohet deri në fund të vitit. Po ashtu një projekt tjetër shumë i rëndësishëm është ai në bashkëpunim me ÖBB-në (Ndërmarrja e Hekurudhave Austriake) e cila në bashkëpunim me tre operatorët e telefonisë mobile në Austri: A1, T-mobile dhe “Drei” (3), kanë gjetur një gjuhë të përbashkët që të fillojnë një projekt për mbulesën e hekurudhave me rrjetin e telefonisë mobile. Ky projekt përpos që ka një kosto të madhe, po ashtu ka një vlerë për popullsinë austriake dhe konsumatorët tanë. Projekti do të implementohet në tri faza dhe do të zgjasë deri në vitin 2018”, shpjegon Dritoni.

Albinfo.ch

Next Post

Tahiri: Padi Bashës për 21-janarin. "S’ka përgjegjësi policia se nuk gjeti grua e vrau dy vëllezër"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In