• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

 Dritëro Agolli, frymëzues epokal i memories tonë kombëtare

by Ilir Çumani
04/02/2017 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NGA Ilir Çumani

  • In Memoriam –

Një lajm i kobshëm për mbarë kombin shqiptar erdhi si një rrufe me vetëtima në këtë dimër të vështirë. Iku poeti i poetëve, kollosi i letërsisë shqipe. U largua fizikisht i madhi i të mëdhejnve, një nga figurat më të shquara, më të ndritura dhe më të dashura për të gjithë bashkëkombasit e vet, këndej dhe andej kufirit. U shkëput si një meteor nga “galaktika” e hapësirës mbarëshqiptare një visar i çmuar, një fenomen universal i kohës. Dritëro Agolli, ka qenë dhe mbetet një emër i përveçëm, një zë unik, një simbol dhe mëndje e ndritur e iluminuar, një energji e pashtershme burimi e frymëzimi, një pikë reference e pazëvendësueshme për të gjithë shqiptarët. Ngase puna dhe vepra e Tij është si drita dhe ajri që thithim, është koncetrati i nektarit shpirtëror të popullit të cilit i përket. Ai mbetet dëshmitar dhe protagonist i rëndësishëm i dy epokave të mëdha të zhvillimeve të rëndësishme të historisë së Shqipërisë; poet, romancier, tregimtar, dramaturg, skenarist, gazetar, publicist, eseist, përkthyes, intelektual dhe akademik, me një formim dhe kulturë të gjerë erudite, personalitet shumëdimensional poliedrik dhe politikan i kualitetit të lartë, patriot dhe atdhetar i shquar, një mëndje e ndriçuar e letërsisë dhe e kulturës tonë kombëtare. Iku poeti, ashtu siç dine të ikin vetëm të mëdhejntë nga kjo botë. Nga sot, Ai nuk është më fizikisht me frymë dhe me zë…. Në fakt, jo të gjithë e kanë fatin të ikin nga jeta ashtu  siç ikën një Njeri i përmasave të  Dritëroit. Ngase Ai la pas një mal me vepra të mëdha, la shumë dritë, shumë mençuri proverbiale që mbeten tashmë thesar i paçmuar i popullit që e deshi kaq shumë,  për të na kujtuar të gjithëve se ka qenë, është dhe do të mbetet përgjithmonë këtu, mes nesh, duke na ndriçuar njëlloj dhe në mënyrë të pakushtëzuar si atëherë, kur ishte gjallë. Ka raste të veçanta që edhe vdekja e shkel “protokollin” e ritualit që ka, duke berë përjashtimin e të “privilegjuarve” që vetë ajo i zgjedh. Në rastin e Dritëro Agollit, ajo nuk e pranon dhimbjen, as ikjen përgjithmonë, as institucionin e heshtjes, ngase tashmë Ai i përket edhe jetës, edhe përjetësisë…. Nga sot, në ditët dhe në kohët që do të vijnë me pas, çdo shqiptar, çdo fëmijë, çdo i ri edhe plak, çdo foshnjë që do të lind në tokën që poeti ynë kombëtar i këndoi me kaq shumë gaz e dashuri, me kaq shumë pathos e hare, me dhimbje edhe brengë, do të ketë si trashëgim në qënien e vet një copëz drite nga dielli i artë që na la Dritëroi ynë. Nga sot e tutje, Ai do të përjetësohet përgjithmonë si monumenti më i gjallë frymëzues dhe epokal i vetëdijes dhe memories tonë kombëtare. Të qoftë e lehtë balta naimiane që të formëzoi, të ngazëlleu dhe të frymëzoi kaq shumë… E jotja qoftë parajsa patriarku i mençur dhe i urtë i letrave shqipe!

Lamtumirë poet i shekullit, pasardhësi i denjë i Naimit dhe Çajupit, klasiku dhe moderni i pashembullt i letërsisë shqipe, Liriku i tokës,  Profet i Fjalës DRITËRO…!

Next Post
I zhvati 3 mln lekë një shtetasje, në kërkim i riu nga Sukthi

Durrës/ Kapet me kanabis, prangoset gruaja 58-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë shkund Greqinë, epiqendra pranë kufirit me Shqipërinë

March 8, 2026
“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

March 8, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

March 8, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

March 8, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

March 8, 2026
Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In