• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dritëhijet e vdekjes së Lear Kurtit pas ndjekjes nga policia/ Kronika e asaj që ndodhi në “Don Bosco”

by A R
20/10/2022 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi brenda ambienteve të Komisariatit nr 3 në Tiranë. Një 32-vjeçar, i identifikuar si Lear Kurti humbi jetën pas disa problemeve shëndetësore që iu shfaqën sapo u kap nga policia dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit.

Efektivët lajmëruan ambulancën, por për shkak të vonesës së saj, ata e morën me mjetin e tyre për ta dërguar në Spitalin e Traumës. Fatkeqësisht, 32-vjeçari mbërriti në urgjencë pa shenja jete.

Nga hetimi paraprak rezulton se ai pësoi një arrest kardiak, por pritet që shkakun e saktë ta zbulojë mjekësia ligjore, përmes autopsisë.

Lear Kurti gjatë mbrëmjes të së mërkurës ishte ndaluar nga policia. Në momentin që efektivët i bënë thirrje që të ndalonte, ai është larguar me vrap për afro 300 metra, ku dhe është kapur më pas nga patrulla që po e ndiqte. Menjëherë pas kësaj Kurti është ndjerë keq duke shfaqur probleme shëndetësore.

Burimet nga policia bënë të ditur se viktima ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe vuante nga epilepsia. Madje ai dyshohet se gjatë ndjekjes gëlltiti dy doza kokaine, çka besohet se i sollën edhe komplikacionet në shëndet.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, organ i cili po heton ngjarjen, sekuestroi pamjet filmike dhe dëshmitë e efektivëve, të cilët mohuan që të kishin ushtruar dhunë ndaj të riut.

Bashkë me Lear Kurtin dje u shoqërua edhe shoku i tij, Zyhdi Spahiu, i cili rezultoi i dehur në automjetin e tij. Dyshohet se ata ishin bashkë në makinë e më pas janë ndarë. Spahiu është marrë në pyetje dhe është lënë i lirë nga policia.

Një shok i viktimës i cili u interesua dje në mbrëmje për fatin e Lear Kurtit, u tregoi policëve se 32-vjeçari vuante nga epilepsia dhe se para dy javësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lear Kurti është një emër i njohur për policinë, pasi rezulton me 3 precedentë penale, për vjedhje dhe drogë.

/a.r

Next Post
Mashtrim me Call Center, dy të arrestuar në Tiranë, detaje nga operacioni i Policisë

Mashtrim me Call Center, dy të arrestuar në Tiranë, detaje nga operacioni i Policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In