• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dritëhijet e ruses Timofeeva/ Nga dyshimet për spiunazh në Egjipt, tek udhëtimet në Shqipëri

by
06/09/2022 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Referuar të dhënave nga dosja hetimore që Inside Story ka siguruar, rezulton se shtetasja ruse Svetlana Timofeeva, është futur në Shqipëri edhe dy herë të tjera, konkretisht në Prill 2018 dhe në Mars 2019.

Edhe shtetasi ukrainas Fedir Alpatov e ka vizituar Shqipërinë në korrik të vitit 2021 por për të nuk ka shumë të dhëna. Emri i 33-vjecares Svetlana Timofeeva, tërhoqi vëmendjen e gazetarit investigativ bullgar Kristo Grozev. Ky i fundit, u bë i njohur në investigimin për agjentët rusë që helmuan Sergei Skripal në Londër disa vite më parë.

“Një nga rusët e ndaluar në Shqipëri është Svetlana Timofeeva. Ajo ka një histori interesante udhëtimi: kalimet kufitare tregojnë se ajo udhëtoi shumë herë në shoqërinë e “fotografëve”, të paktën një prej të cilëve u arrestua këtë janar në Egjipt dhe duhej të shpëtohej nga Ministria e Jashtme ruse”.
Fjala është për shtetasin rus Arseni Kotov, ish partneri i Svetlana Timofeeva. Ai u ndalua nga autoritetet egjiptiane pas një incidenti të ngjashëm që në mediat ruse u pasqyrua si agresion ndaj një blogeri. Inside Story ka mësuar nga një burim i sigurt në grupin hetimor se në Egjipt do të niset një letërporosi për të mësuar më shumë rreth së shkuarës së Timofeeva, e njohur edhe me emrin Lana Sator.

“Nuk dua të ekzagjeroj por janë me qindra e qindra agjentë, të cilët punojë ditë e natë sidomos pas 24 shkurtit me qëllim destabilizimin e Ballkanit, sidomos në SGR dhe GRU, dy shërbimet e tyre ai ushtarak dhe i jashtëm i inteligjencës” u shpreh Ervin Karamuço, profesor i kriminologjisë

Prokurori ka urdhëruar kqyrjen e kamerave të sigurisë në vendet e frekuentuara nga rusët në qytetin e Gramshit për të parë nëse kanë lidhje me shtetas shqiptarë. Ajo që bën përshtypje është përqendrimi i fortë për ruajtjen e sekreteve. Madje, provat më thelbësore nuk janë çuar në gjykatë gjatë masave të sigurisë gjë e cila konfirmohet nga një anëtar i grupit hetimor për Inside Story. Kjo përforcon pistën se çështja ka marrë tashmë një interes që shkon përtej Shqipërisë.

Kjo u tregua me mbërritjen e agjentëve të strukturave të CIA-s dhe FBI-së, ndërsa vendet e Bashkimit Evropian caktuan një mbledhje të posaçme të ministrave të jashtëm për incidentin.

/e.d
Next Post
Shansi i humbur i Ilir Metës

"Rilindasit nuk më nxjerrin dot nga politika"/ 'Krekoset' Meta: Jam dëborë i bardhë me të kaluarën time

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com