• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dritëhijet e “profesionistëve të urryer”

by Artur Ajazi
29/05/2024 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Shpesh kemi pyetur vehten, nga vjen kjo opozitë ? Ku ka qenë kjo opozitë, a ka qeverisur ndonjëherë në Shqipëri kjo opozitë ? A ka qenë abuzuese kur ka qeverisur, a ka qenë e akuzuar nga shqipëtarët, a mbetet tinëzare, apatike dhe aspak premtuese kjo opozitë kur kërkon pushtetin dhe votën nga shqipëtarët ? Natyrisht,çdo forcë politike ka programin, hamendësitë e saj, ka dritëhijet dhe dritëshkurtësitë e saj, në ngritjen, diskutimin dhe gjetjen e rrugëve të zgjidhjes së problemeve. Ka ardhur koha të ndryshojë gjithçka në Shqipëri.

Politika, mentaliteti, kuptimi i gjërave, kërkimi dhe zgjidhja e problematikave, ka ardhur koha të ndryshojmë qasje edhe ne si popull. Qasja jonë drejt votës, fushatave, përkrahjes dhe mbështetjes ndaj një partie politike, (apo lideri) duhet të jetë ndryshe, në rast se duam të jemi dinjitozë në BE. Nuk mund të futemi në familjen e madhe Europiane, me politikanë dekadentë, të konsumuar, që kanë dritëhijet e tyre për të shkuarën, dhe dritëshkurtësinë për ti parë gjërat ndryshe në 2025. Lufta dhe betejat politike, po e gërryejnë maksimalisht dhe po i nxjerrin fundin vlerave të shoqërisë shqiptare.

Ne mbështesim më tepër zgjidhjen politike të një “X” partie apo lideri, se zgjidhjen imediate të halleve dhe problemeve tona. Politika zë 80 per qind të bisedave në lokale, familje dhe ekranet tona. Kjo është fatale. Jemi aq të ndikuar nga bëmat, aktet, aksionet dhe betejat politike, aq sa harrojmë fatin  dhe të ardhmen e  familjarëve tanë. Kjo për një popull që ka mbi 34 vjet, që ka përmbysur sistemin e turmës, mbetet e tmerrshme. Jemi akoma në mentalitet në vitet ’80, dhe në praktikë në vitet ’90. Nuk bëjmë përpara kurrë, deri në momentin kur biem në “grackën” e politikës. Fatin e saj politika e ka lidhur me dritëhijet e saj, kurse të ardhmen me dritëshkurtësinë e saj. Duket sikur e ardhmja jonë është e lidhur me të ardhmen dhe të shkuarën e liderit të një partie politike, duke harruar se bukën e gojës dhe të mirat materiale e sigurojmë nga puna jonë.

Dritëhijet e së shkuarës, kanë molepsur keqazi politikën shqipëtare, dhe kanë futur brënda nesh dilema ende të pazgjidhura. Deri në momentin kur çdo njëri nga ne, të ketë ndarë politikën nga e përditshmja e tij, kjo situatë do të jetë e pandryshueshme. Në këto tri dekada e ca të jetës demokratike, cilësia e politikës dhe interferimet politike të aktorëve të tjerë socialë, kanë sjellë një “sëmundje endemike” shumë të gjatë, të fortë dhe me pasoja  në shoqëri dhe jetën e çdo individi. Në demokraci, sjelljet, reagimet, kuptimi dhe zgjidhja e probleme janë individuale, por edhe me ndikim në shoqëri.

Kurse në politikë (aq më tepër në politikën shqiptare) “profesionistët e urryer” rreken të mbahen fort pas imazhit,  që përcjellin përmes shprehjeve dhe fjalimeve metaforike, e perceptuar zakonisht si përpjekje “për të errësuar, zbukuruar, dhe njollosur realitetin”. Në Shqipëri, sot ka më tepër politikanë që nuk kanë më ç’ti japin politikës aktive, por e keqja qëndron në faktin se ata janë kapur “fort” pas dritëhijeve të tyre. Dhe nuk largohen. Janë pikërisht këto “dritëhije” që mundësojnë përpjekjet  qesharake, me të cilën ata shohin të ardhmen e partisë, dhe mbajnë peng  akoma, fatin e një pjese të shoqerisë në Shqiperi.

Next Post
Rritje pagash për mësuesit, pedagogët, policët dhe zjarrëfikësit/ Kushi dhe Çuçi japin detaje

Rama, ndryshime në qeveri: Largohen dy zëvendës ministra...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

November 5, 2026

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

November 5, 2026
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

FOTO/ Masakroi nënën për vdekje në Itali, ja kush është 21-vjeçari shqiptar i arrestuar! Fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë, ishte gjithmonë…

November 5, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nga hetimet për familjen e Trump, te shkarkimi i mundshëm! Ja hapat e mundshëm të demokratëve pas fitores së Kongresit dhe Senatit

November 5, 2026
Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë nis takimet zyrtare, Moreira de Sousa pritet nga Kryeministri Rama, diskutohet dhe integrimi i Shqipërisë

Pas Progres-Raportit pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, kryeministri Rama mban sot konferencën me ambasadoren e BE-së

November 5, 2026
Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

November 5, 2026
EMRI/ Bastisi pesë biznese dhe banesa në seri, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar në Kavajë, ja çfarë arriti që të vidhte!

EMRI/ Bastisi pesë biznese dhe banesa në seri, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar në Kavajë, ja çfarë arriti që të vidhte!

November 5, 2026
Nga “non grata” në azilant politik! Rrugëtimi i ish-kryeprokurorit, që i ka borxh Shqipërisë 2 vite burg

Kërkoi nga arratia parashkrimin e dënimit me dy vite burg, GJKKO shtyn seancën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla! Ja kur do mbahet

November 5, 2026
Parlamenti francez rrëzon në unanimitet projektbuxhetin e vitit 2027 të qeverisë së Macron, 458 deputetë votuan kundër!

Parlamenti francez rrëzon në unanimitet projektbuxhetin e vitit 2027 të qeverisë së Macron, 458 deputetë votuan kundër!

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In